Premtimi i Sali Berishës : “Kur të vij në pushtet, do e zhduk fare Partinë Socialiste

Sali Berisha deklaroi se me ardhjen në pushtet do të nxjerrë jashtë ligjit Partinë Socialiste. Deklaratat Berisha i bëri gjatë një takimi me banorë të Gramshit, ku theksoi se PD planifikon një ligj për ndalimin e partive politike të cilat nuk zhvillojnë zgjedhje të brendshme. Ai mori shembullin e ligjit gjerman, i cili ka si funksion të nxjerrë jashtë kuadrit institucional forcat politike autoritare që i shkaktuan tragjedi në të shkuarën.

“Primaret do të jetë procesi më serioz. Dhe një gjë mos harroni se me futjen e primareve ne i japim një frymëmarrje të re demokracisë shqiptare.

Nëse PS e hoqi votimin brenda saj, ju e morët vesh që në Partinë Socialiste nuk votohet më për zgjedhjen e kryetarëve të degëve. Gjithçka përcaktohet si në kohën e Enver Hoxhës, nga byroja, Kryesia e partisë, dhe nga Sekretari i Parë, kryetari Edi Rama.

Unë ua kam thënë atyre në parlament, se kështu siç jeni, ju garantoj se do u nxjerr jashtë lagjit. Në çfarë kuptimi? Në parlament do ketë një ligj që në territorin e republikës së Shqipërisë nuk do të lejohen parti që nuk votojnë brenda tyre.

E ka Gjermania dhe e ka vendosur që të mos ktheheshin më ato parti që i bënë gjëmën asaj dhe siç na i bënë dhe ne”, tha Berisha.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.