Hakerat nuk ndalen/ Publikojnë listën e punonjësve të SHISH…

Hakerat iranianë kanë publikuar sot (2 nentor) të dhënat e agjentëve të Shërbimit Informativ Shqiptar. Lista përmban emrat, ndërsa pjesë e të dhënave janë email-et dhe numrat e telefonit. Listën e plote me emrat e agjenteve të SHISH e gjeni ne telegramin e Homeland Justice. Hakerat iranianë, të cilët prej kohësh kanë hyrë në sistemet tona online kanë publikuar herë pas here të dhëna sensitive për shqiptarët. Pak dite me parë, po në rrjetin telegram, hakerat publikuan të gjitha të dhënat personale të kreut të qeverisë. Ndër to janë kartat e identitetit, pasaportat, adresa e banimit e të dhëna të tjera.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: