Aksident i frikshëm në Korçë/ Motori futet poshtë rrotave të makinës, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident rrugor u shënua në Korçë gjatë orëve të para të mëngjesit. Një automjet u përplas me një motor në afërsi të terminalit të autobusëve. Si pasojë e aksidentit, i lënduar ka mbetur 40-vjeçari R.D. i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar menjëherë në spital për mjekim të specializuar. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Kjo pjesë rruge në qytetin juglindor, cilësohet si e rrezikshme pasi shpeshherë ndodhin aksidente.

Video:

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: