Preku majat e volejbollit boteror/ Korçari Suxho : “Në 94 më refuzuan grekët se isha shqiptar…

Donald Suxho është një nga emrat më të shquar të sportit shqiptar pasi ka bërë karrierë si në nga volejbollistët më të spikatur në botë në fillimin e viteve 2000. Kulmin e karrierës ai e ka me përfaqësuesen e SHBA, teksa ka marrë pjesë me të në Lojërat Olimpike, duke fituar edhe turnetë Panamerikane apo World League. Një karrierë të cilën Suxho e ka treguar me një intervistë speciale për ”Panorama TV”, gjatë emisionit “Panorama Sport”.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të moderatores Vjosana Nozllaku, ai ka zbuluar etapat dhe disa momente speciale të jetës së tij.Suxho është një djalë i lindur në Korçë me një ëndërr të vogël, që të bëhej volejbollisti më i mirë në botë. Ia arritëm ato gjëra me punë. U rrita në vitet ‘70-‘80, jam rritur me volejbollin korçar, me babain si trajner te Skënderbeu. Në vitin 1995 ikëm në Amerikë për një jetë më të mirë dhe aty ndryshoi jeta shumë .

Babai ndikoi te të gjitha, pasi unë kam luajtur futboll në fillim. Babai ishte trajneri i Skënderbeut për femra dhe meshkuj. Në moshën 12 vjeç më kaloi nga futbolli në volejboll. E kam kaluar jetën në palestër. Ishte një vendim shumë, shumë i vështirë për mua që të ndërroja futbollin me volejbollin se luanim shumë, çdo ditë te lagja me çunat dhe të ndryshosh sport… Por babai më tha arsyen që isha i shpejtë dhe u zgjata shumë dhe më tha që do të kisha sukses.

Para se të ikja në Amerikë, në vitin 1994 kemi qenë në kamp në Greqi, kemi qenë 10 çuna. Ikëm në mal, 15 orë në këmbë, për të shkuar në Selanik, për të bërë provë për të luajtur volejboll. Atëherë nuk kishim marrëdhënie të mira mes Shqipërisë dhe Greqisë. Bëmë stërvitje dy orë dhe na çuan në shtëpi menjëherë. Ajo ka ndikuar 100% se më erdhi shumë inat se nuk panë vlerën time si sportist, por më panë si shqiptar dhe unë isha çun i ri, nuk kisha asnjë mendim kundër grekëve, për mua ishte sport. Shkova të bëja sport dhe me hoqën si shqiptar.

Jeta në Amerikë?

Ishte shumë e vështirë në fillim, nuk dinim gjuhën mirë, dinim anglishten shumë pak. Atëherë nuk kishim televizor, internet, që të dinim si është Amerika, si ndjehen atje. Kemi vajtur në mes të borës në Boston dhe që pas një jave ishim të gjithë në punë, 100 punë në ditë, e gjithë familja. Viti i parë ishte shumë i vështirë, vetëm punë natë e ditë, nuk luaja. U mërzita e thashë po kthehem në Shqipëri, por aty ndryshuan gjërat se kërkuam ndihmë nga kisha, nga shkollat në Amerikë dhe pata një shans të shkoja në stërvitje, të prekja topin dhe nga aty e pashë ëndrrën amerikane që realizohej.

Video:

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: