Ishte duke punuar/ 18-vjeçari shqiptar bie nga çatia vdes në vend (Emri)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Porto Sant’Elpidio, në Itali ku ka humbur jetën 18 vjeçar me origjinë shqiptare. Mediat italiane bëjnë me dije se viktima është i riu Franco Mazelli, pasi dyshohet se ka rënë nga lartësia e çatisë teksa punonte në fabrikë në zonën industriale.

Mësohet se tragjedia ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjte rreth orës 09:00, teksa viktima banonte bashkë me familjen në Fermano. Sipas hetimeve paraprake, një pjesë e çatisë është shembur dhe djali u rrëzua duke rënë rreth 10 metra poshtë.

Ndonëse u dërgua me urgjencë në spital, i riu nuk arriti të mbijetonte.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: