Aksidentet rrugore në vendin tonë kanë bërë të merren masa edhe për këmbësorët. Të shumta janë rastet kur qytetarët i bien shkurt duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor dhe duke u bërë një potencial serioz për aksidente në rrugore. Megjithatë një situatë e tillë nuk do të tolerohet më dhe pas 7 vitesh nga hyrja në fuqi të dispozitave ligjore, Policia Rrugore ka nisur aplikimin e gjobave edhe për këmbësorët që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, shkruan Tv.Klan.
Në nenin 188 të Kodit Rrugor, këmbësori i cili shkel rregullat e qarkullimit rrugor gjobitet nga 500 deri në 2 mijë Lekë.
Gerhard Baka, specialist trafiku, Policia Rrugore: Për këmbësorët, të cilët kapërcejnë karrexhatën dhe jo në vendet e përcaktuara, ndëshkohen njëlloj si drejtuesit e mjetëve që nuk i japin përparësi këmbësorit, në kalimet e përcaktuara për këmbësorët. 1 mijë Lekë të reja masa adminstrative për këmbësorin. Deri në likujdimin e masës administrative, i mbajmë kartën e identitetit dhe në momentin që këmbësori paraqet mandatin, i kthehet karta e identitetit.
Sipas INSTAT, këmbësorët janë të dytët për shkakun kryesor të aksidenteve rrugore. Në 16 % të rasteve aksidentet ndodhin për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor nga këmbësorët.
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.