Aksident i rëndë/ Makina me targa të Korçës përplaset dhe del nga rruga. Plagosen tre gra

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në by-passin Fier-Levan, ku janë përfshirë dy atomjete, të cilat pas përplasjes kanë dalë nga rruga. Tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në Spitalin e Fierit. Makinat, njëra me targa të Korçës dhe tjetra me targa të Kosovës lëviznin në drejtim të Vlorës, me sa duket për pushime në Jug, pasi në vend janë përhapur valixhe dhe ushqime.


Të dyja makinat dolën nga rruga. Makina e parë familjare nga Korça, ku udhëtonin 3 persona, kurse makina e dytë me një familje nga Prizreni ku udhëtonin 4 pesona.U plagos gruaja nga Korça dhe nënë e bijë nga Prizreni.Drejtuesi korçar tha po udhëtonte me 90 km/orë kur nga ndjeu një goditje. “U mundova ta mbaja makinën në rrugë, por qe e pamundur dhe rashë në kanal dhe pas meje edhe makina tjetër.”

Fier
Informacion paraprak
Sot rreth orës 08:45, në bypassin e Fierit, në vendin e quajtur “Pojan”, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin E. T., është përplasur me automjetin tip “Nisan” me drejtues shtetasin I. T, ku për pasojë të dy automjetet kanë dalë nga rruga dhe janë dëmtuar lehtë 3 pasagjerë të cilët po marin ndihmën mjekësore në Spitalin Fier pa probleme për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: