Nis sot Pelegrinazhi në malin e Tomorrit, Rama publikon pamjet: “Për herë të parë këtë vit rruga është e asfaltuar, deri në Teqen e Abaz Aliut”

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm pamjet e rrugës së re që të çon në Malin e Tomorrit. Çdo vit në këtë periudhë, në Majën e Shenjtë të Tomorrit zhvillohet pelegrinazhi 5 ditor i pelegrinëve. Duke ju uruar një fundjavë të mbarë, bashkangjitur videos Rama shkruan: “Mirëmëngjes dhe me rrugën e re të pelegrinazhit për në Majën e Shenjtë të Tomorrit, ju uroj një fundjavë të mbarë”.


Mali i Tomorrit, një nga bukuritë e rralla të natyrës, me Majën e Shenjtë që zotëron pamje nga të gjitha pikat e horizontit, është një nga vendet më të vizituara në Shqipëri, në mënyrë të veçantë nga besimtarët bektashij në pelegrinazhin e tyre të përvitshëm.Por fatkeqësisht, ky udhëtim ka qenë i mundimshëm për shkak të mungesë së rrugës. Rruga e re, 23 kilometra e gjatë, ka shkurtuar kohën dhe lehtësuar udhëtimin e vizitorëve të panumërt të Majës së Shenjtë.

Festa e Shenjtë e Bektashinjve fillon më datë 20 gusht dhe vazhdon deri më 25 gusht.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: