Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër në Korçë/ Për pesë ditë do të shfaqen 72 filma nga 28 shtete…

Korça Short Film Festival – Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër në Korçë është një vitrinë kulturore për filmat me metrazh të shkurtër, kombëtar e ndërkombëtar. Këtë vit do të shfaqen 72 filma me metrazh të shkurtër nga 28 shtete të ndryshme prej të cilave 52 filma konkurrojnë në garën kombëtare, ndërkombëtare, studentore. Në edicionet e kaluara janë dhënë çmime për dhjetë kategori si; Filmi më i mirë, Fiction më i mirë, Dokumentari më i mirë, Animacioni më i mirë, Filmi më i mirë studentor, Kinematografia më e mirë, Çmimi për hapin e parë, Filmi më i mirë kombëtar, VR Award&Audience Award. Filmat konkurues do të shfaqen çdo ditë në orën 11:30 dhe 17:30 në Kinemanë Majestic dhe në orën 20:30 në Muzeun Arkeologjik, nga data 12 deri më 16 korrik.

Advertisement