Për herë të parë prej transmetimit të tij, emisioni “Aldo Morning Shoë” në Tv Klan ndryshon strukturën. Tashmë jo më i fshehur pas mikrofonit, Aldon Lipe drejton prej orës 7 pa 1 minutë deri më 10:00 një program plot varietet, i shoqëruar nga gazetaret Albana Çaushaj dhe Megi Latifi. Telefonatat në studio do të shndërrohen në mesazhe në ëhatsApp, të cilat mund të jenë edhe video-thirrje. Veç temës së ditës, do të vijojë parashikimi i motit, përditësimi mbi lajmet e fundit, si dhe rubrika “Zëri i Qytetarëve”. Natyrisht, muzika e mirë do të zgjojë si dhe do i shoqërojë shikuesit e programit për të nisur një mëngjes të këndshëm. Një i ftuar special do të jetë i pranishëm në program për një intervistë plot dinamizëm dhe energji.
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.