U arrestua një muaj më parë/ Gangsteres nga Bilishti i djegin makinën për herë të dytë(Video)

Një makinë në qytetin e Bilishtit është shkrumbuar totalisht nga flakët. Behet me dije se automjeti është në pronësi të shtetases Deizi Arapi. Kjo e fundit e njohur për konfliktin me policinë e këtij qyteti, ku më pas u shoqërua edhe në komisiariat. Është hera e dytë që 27 vjeçares i digjet makina përpara shtëpisë së saj. Ndërkohë që policia po merret me zbardhjen e rrethanave, nuk përjashtohet mundësia e konflikteve që e reja mund të ketë pasur.


Devoll/Informacion paraprak

Më datë 25.09.2022, rreth orës 02:20, në qytetin e Bilishtit, ka rënë zjarr në mjetin tip “Benz”, në përdorim të shtetases D. A., banuese në Bilisht, i cili ishte i parkuar para banesës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.