Po transportonte armë zjarri drejt Greqisë/ Arrestohet 18-vjeçari nga Korça(Video)

Një 18-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës pasi tentoi të trafikonte armë zjarri drejt Greqisë. Në pranga është vendosur shtetasi O.S. banues në Korçë i cili po udhëtonte me një automjet tip “Mercedez Benz” brenda së cilës kishte armë zjarri. Policia i ka bërë shenjë të ndalojë, por i riu ka tentuar të largohet. Pas disa minutash ndjekje, policia arriti ta ndalojë 18-vjeçarin. Gjatë kontrollit në makinën e tij, iu gjetën 1 armë zjarri tip pushkë, municion luftarak ssi dhe 2 fitila zjarrëpërcjellës.

Njoftimi i Policisë :

U bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O. S., 18 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Në bazë të informacioneve të siguruara gjatë periudhës hetimore, se disa shtetas po tentonin të trafikonin armë zjarri nga Shqipëria në drejtim të Greqisë, nëpërmjet kufirit të gjelbër, shërbimet e Policisë organizuan punën dhe në lagjen nr. 10, Korçë, lokalizuan automjetin tip “Mercedes-Benz”, me të cilin dyshohet se do të transportoheshin armë zjarri. Punonjësit e Policisë i kanë bërë me shenjë shtetasit O. S., që të ndalonte automjetin, por ai nuk iu është bindur urdhrit të tyre dhe ka tentuar të largohet me shpejtësi, por është kapur dhe ndaluar menjëherë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet u gjetën 1 armë zjarri pushkë automatike, municion luftarak dhe 2 fitila zjarrpërcjellës, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin. Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij aktiviteti kriminal dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të dyshuuar si të implikuar në të. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për hetime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: