Të fshehura në 22 pako, kapen 50 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet shoferi shqiptar, në kërkim një grek

Një sasi prej 50 kg kanabis është kapur në kufirin greko-shqiptar ditën e sotme. Operacioni i zhvilluar nga policia greke, sekuestroi lëndën narkotike në Filat, Igumenicë. Sasia e drogës është kapur në një makinë. Nga kontrolli i ushtruar në mjet, autoritetet gjetën 3 çanta brenda së cilës ishin 48 kg e 280 gramë marijuanë. Përveç pakove të mëdha, u kapën dhe 19 pako të tjera më të vogla me 1 kg dhe 917 gramë hashash në formë çokollate. Policia arrestoi shqiptarin i cili drejtonte mjetin pa patent. Në kërkim është shpallur dhe një shtetas grek i cili rezultoi të ketë marrë mjetin me qira nga një kompani makinash të përdorura.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: