Aksident tragjik/ Furgoni del nga rruga dhe përfundon në greminë,5 të vdekur…

Një aksident tragjik me pese të vdekur ka ndodhur pranë Qafës së Muzinës, 100 m pa mbërritur në Gjirokastër. Siç shihet edhe nga pamjet, një furgon ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në gremine e për pasojë kanë ndërruar jetë 5 pasagjerë .Makina është me targa AA 484 T, furgon i linjës Tiranë-Sarandë. Aktualisht eshtë e vështirë nxjerrja e viktimave dhe pasagjerëve të tjerë të bllokuar, pasi mjeti është i përmbysur. Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe tre ambulanca, të cilat po punojnë për nxjerrjen e viktimave dhe pasagjerëve të bllokuar, teksa terreni është shumë i thyer dhe vështirëson edhe më tej punën e tyre.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: