Përplasen kokë më kokë dy makina në aksin nacional Korçë-Pogradec / Mbeten te lenduar pesë persona

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Zërvaskë. Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë jane dëmtuar lehtë pese persona. Në njërën nga makinat ka qenë duke udhëtuar një familje, ndërsa në tjetrën një çift. 3 femijë janë dërguar për kurim në pediatri dhe 2 të rritur tek urgjenca.Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit ndërkohë që në këtë aks për shkak të përplasjes janë krijuar radhë të gjata trafiku. Shkaku i aksident dyshohet të jetë shpejtësia tej normave të lejuara dhe manovrimi i gabuar.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: