Dëbimi i Berishës nga grupi parlamentar, Tabaku: “Ishte i imponuar, Pd do dalë më e fortë…”

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e ftuar në rubrikën “Opinion” në “News24”, komentoi përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD. Ajo tha se marrja e këtij vendimi s’ishte i lehtë dhe shtoi se ishin të detyruar për vijimësinë e PD dhe marrëdhënieve të saj me SHBA-të.

Përjashtimi i Berishës, ishte i duhuri?


Jorida Tabaku: Nuk ishte e lehtë për të marrë këtë vendim, sepse bëhet fjalë për Sali Berishën, për personin që ka pasur arritjet më të mëdha që i njohin të gjithë ata që i kanë prekur. Përveç infrastrukturës, rritjes së pagave, duhet të përmend anëtarësimin në NATO-n. Vendimi i z.Bashës megjithëse i vështirë nuk i heq asgjë trashëgimisë që z.Berisha kishte dhe ka në PD, ndikimit që ai kishte dhe në politikë. Për shumë të rinj si mua nuk i heq asgjë respektit që kemi për të besoj dhe shumë shqiptar.

A mund të vepronte ndryshe zoti Basha, a do të ishte dorëheqja e tij një zgjidhje?

Jorida Tabaku: E thashë që nuk kishte mënyrë të lehtë për të marrë një vendim të vështirë, që ishte i imponuar, një fakt i kryer. Ka qenë vendim që erdhi nga një aleat, nga partner. Ky vendim ishte fakt i kryer, ishte i detyruar, i imponuar, ishte për të ardhmen e PD dhe për të mos cënuar marrëdhënien e PD me aleatin tonë. Unë e kam shumë të vështirë të flas për këtë cështje, sic e kanë shumë persona që kanë punuar me Sali Berishën. Ky vendim i imponuar ka patur parasysh të ardhmen e PD, të ardhmen e Shqipërisë.

Në takimin me Reeker është kërkuar qartë që duhej përjashtuar Berisha?


Jorida Tabaku: Ambasada amerikane ka nxjerrë një njoftim për atë takim. Komenti im i vetëm është që ky vendim i padrejtë për zotin Berisha nga SHBA-të do të ketë mbështetje e PD për ta ndjekur në rrugë ligjore dhe për të mos cënuar dinjitetin e z.Berisha.

Ai e konsideron nul atë, sepse u thye statuti, nuk u respektuan strukturat. E nisur nga kjo ai thotë se s’jam i përjashtuar, por thotë që jam aty dhe do të bëj më të mundurën për të rikthyer demokracinë në parti. A duhet të ishte hedhur në votë ky vendim?

Jorida Tabaku: Zoti Basha ndërmori një vendim të tillë për të mos krijuar konflikte te deputetëve me militantët, për të mbajtur ai përgjegjësinë dhe peshën e këtij vendimi. Zoti Berisha gjithmonë ka pasur interes në çdo vendim dhe veprim të tij çështjen e shqiptarëve, kombit shqiptar dhe si të përmirësohet puna brenda PD, gjithçka që ai do të bëj është në ketë kuadër. Me zotin Berisha neve na bashkon lufta kundër Edi Ramës, asgjë tjetër.

z Berisha është duke bërë një aktivitet të tij brenda strukturave të PD, ndaj unë mendoj që vec të fortë mund të dalim prej këtij debati. Ai nuk po përdor asnjë forum tjetër në PD.

Nuk i ka hapur luftë z.Basha?

Mendoj se strukturat e PD do kenë kohë të flasin. Kushdo nga ne që është në PD, ka në interes vetëm forcimin e partisë. Besoj se do kemi kohë të gjithë të shikojmë me fokusin tek e ardhmja dhe te forcimi i PD.

Do ta keni më të lehtë apo më të vështirë tani që nuk është Berisha?

Jorida Tabaku: Nuk flas keq për ndonjë personazh dhe aq më tepër për Berishën. Mendoj se PD ka vend për të gjithë, do të dalë më e fortë pas këtij diskutimi dhe do të shohë nga e ardhmja./ BW

Bes Kallaku: “E kemi menduar largimin nga Shqipëria…ketë vend e ka bekuar Zoti, por nuk e do robi

Bes Kallaku thotë se ka menduar seriozisht largimin nga Shqipëria. ‘Dikush që ka një karrierë të konsoliduar mendon largimin nga Shqipëria. Jo vetëm politikanët, por ndonjëherë edhe njerëzit e vendit tënd të bëjnë të largohesh.

Për mua pasuria ime më e madhe është familja. E vetmja gjë që do i lej fëmijës tim është emri im i mirë dhe veprat e mia të mira. E kemi menduar largimin. Shumë trishtim që dikush që ka një karrierë të konsoliduar, të mendosh largimin. Mbi të gjitha, ndonjëherë të bëjnë njerëzit të lesh vendin tënd. Më ka thënë një prift këtë vend e ka bekuar Zoti, por nuk e do robi’, tha ai gjatë një intervistë për ABC News.


A do të njihet pasaporta shqiptare e vaksinimit? BE merr vendimin

Bashkimi Evropian do të njohe certifikatat që lëshon Shqipëria për personat e vaksinuar. Prej ditës së sotme hyn në fuqi vendimi që lidh Shqipërinë me sistemin e BE dhe certifikatat e Covid që lëshon do të pranohen njësoj si Certifikatat Dixhitale të BE-së për Covid. Ndërkohë mësohet se vendeve të tjera që iu njihet nga sot certifikata janë Andorra, Ishujt Faroe, Izraeli, Monako, Maroku dhe Panamaja.


Këto shtete e territore, thuhej në njoftimin e bllokut, kanë pranuar në të njëjtën kohë të certifikatën dixhitale të BE-së për udhëtim drejt tyre nga vendet e unionit.

Në të njëjtën kohë, shtetet kanë rënë dakord të pranojnë certifikatën dixhitale të BE ndaj Covid për të udhëtuar nga BE drejt shteteve të tyre.

Rrezikon jetën nga Covid,/ Vajza 24-vjeçare niset me urgjencë drejt Turqisë, të afërmit bëjnë thirrje për ndihmë

Covid vijon të godasë të rinjtë, ku rasti më i fundit është i 24-vjeçares Xheni Kaba, e cila gjendet e intubuar prej disa ditësh. Kjo e fundit ishte shtatëzënë dhe me përkeqësimin e gjendjes, mjekët vendosën që të bëjnë lindje të parakohshme. Nga dita në ditë gjendja e saj u përkeqësua. E reja është nisur sëfundmi në Turqi për kurim më të specializuar. Të afërmit e saj kanë bërë thirrje publike për ndihme nga qytetarët pasi mendohet se kurimi do t’i kushtojë rreth 40 mijë euro, të cilat ata nuk i kanë. Krahas nisjes së Xhenit jashtë shtetit, lajmi tjetër i mirë në këtë rast është se foshnja gëzon shëndet të plotë dhe gjendet nën kujdesin e familjarëve.


Shtatzënë në muajin e 7-të/ 24-vjeçarja Xheni Kaba niset drejt Turqisë,mjekët vendosin ‘fatin e fëmijës’…

24-vjeçarja Xheni Kaba e cila ndodhet në gjendje të rëndë pas infektimit nga COVID është nisur për kurim më të specializuar në Turqi. Kjo lëvizje vjen pas përkeqësimit të gjendjes së të resë që ishte edhe shtatzënë në muajin e shtatë. Me përkeqësimin e gjendjes së 24-vjeçares, mjekët vendosën që të bëjnë lindje të parakohshme. Xheni Kaba, gjendet e intubuar prej disa ditësh.

Të afërmit e saj disa ditë më parë kanë bërë thirrje publike për ndihme nga qytetarët pasi mendohet se kurimi do t’i kushtojë rreth 40 mijë euro, të cilët ata nuk i kishin. Krahas nisjes së Xhenit jashtë shtetit, lajmi tjetër i mirë në këtë rast është se foshnja gëzon shëndet të plotë dhe gjendet nën kujdesin e familjarëve.


Hapen aplikimet për Shkollën e Policisë, kriteret, afatet dhe procedurat

Hapen aplikimet për 500 vende për “patrullë të përgjithshme” për në Shkollën e Policisë. Mësohet se procesi i aplikimit është i hapur deri në datën 16 tetor. Ndërkohë që aplikantët duhet të plotësojnë një sërë kriteresh.

NJOFTIMI I POLICISE
Formularin e aplikimit e shkarkoni ONLINE:


Nga data 16 shtator 2021 procesi i aplikimeve është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar për të ndjekur studimet në Shkollën Bazë të Policisë për “Patrullë të Përgjithshme”.

Aplikimet dorëzohen pranë Drejtorisë Vendore të Policisë në qarkun ku aplikanti ka vendbanimin e përhershëm.

Kuota e pranimit në Kolegjin Profesional të Formimit Policor në Akademinë e Sigurisë, për vitin akademik 2021-2022 është 500 kursantë, nga të cilët 1.9% nga minoritetet.

Kuota e përgjithshme e pranimit do të ndahet sipas nevojave organike të Drejtorive Vendore të Policisë dhe Drejtorive Vendore të Kufirit dhe Migracionit.

Në përfundim të gjithë procesit të konkurrimit, 500 kursantët fitues do të ndjekin studimet në Kolegjin Profesional të Lartë “Kolegji i Policisë” për “Patrullë të Përgjithshme”, në Akademinë e Sigurisë.

KRITERET E APLIKANTIT
Kriteret, që duhet të përmbushë aplikanti, për të ndjekur studimet në Shkollën Bazë të Policisë për “Patrullë të Përgjithshme” janë:


a) të jetë shtetas shqiptar;
b) të ketë mbaruar arsimin e mesëm dhe të jetë i moshës deri në 30 vjeç;
c) të jetë me gjatësi jo më pak se 170 cm për meshkujt dhe jo më pak se 160 cm për femrat;
ç) të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit, strukturat e tjera të sigurisë kombëtare apo të jetë larguar nga shërbimi civil;
d) të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
dh) të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën;
e) të mos jetë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë, për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
ë) të ketë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit B;
f) të jetë pajisur me vërtetimin e besueshmërisë (procedurë që kryhet në fazën e verifikimit përfundimtar);

DOKUMENTACIONI PËR APLIKIM

Aplikanti duhet të paraqesë dokumentacionin e mëposhtëm:
a) Kërkesën e motivuar, ku shpreh arsyet për t’u pranuar në Policinë e Shtetit
b) formularin e aplikimit dhe autorizimin për sigurimin e dokumentacionit;
c) fotokopje të kartës së identitetit;
ç) dokument zyrtar që vërteton përfundimin e arsimit të mesëm;
d) fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”;
dh) certifikatë e gjendjes gjyqësore (nxirret nga struktura policore ku kryhet aplikimi)
e) certifikatë familjare (nxirret nga struktura policore ku kryhet aplikimi)
ë) vërtetim nga gjykata;
f) vërtetim nga prokuroria;
g) raport mjeko-ligjor;
gj) Fotokopje të librezës së punës ose vërtetim që ndjek arsimin e lartë (nëse i disponon);
h) Mandat-pagesa e tarifës së aplikimit (1.000 lekë të rinj);

Dëshmia e penalitetit dhe certifikata familjare nxirren nga vetë strukturat policore ku kryhet aplikimi.

Kontrolli mjekësor dhe analiza që vërteton se nuk je përdorues i lëndëve narkotike janë procedura që kryhen në fazën e kontrollit shëndetësor. Gjithashtu, dhe vërtetimi i besueshmërisë bëhet nga strukturat e Policisë vendore ku aplikanti ka kryer aplikimin.

SHQYRTIMI I DOKUMENTACIONIT DHE PROCESI I ANKIMIMIT
Afati i shqyrtimit dhe verifikimit të dokumentacionit është 10 ditë pune nga mbyllja e afatit të aplikimeve.

Aplikanti, që nuk plotëson kriteret dhe nuk ka paraqitur dokumentacionin e kërkuar brenda afatit të aplikimit, skualifikohet duke u njoftuar me shkrim nga struktura e Burimeve Njerëzore.

Aplikanti ka të drejtën e ankimit tek Drejtori i Policisë Vendore, brenda 2 ditëve nga data e njoftimit të përgjigjes. Drejtori i Policisë Vendore shqyrton dhe kthen përgjigje brenda 5 ditëve nga data e marrjes së ankesës.


FAZAT E KONKURRIMIT

Aplikanti që kualifikohet për të vazhduar procesin e pranimit në Akademinë e Sigurisë, i nënshtrohet fazave të mëposhtme të konkurrimit:
– Testimi me shkrim;
– Testimi i aftësive fizike;
– Intervistë me gojë, ushtrime vlerësuese dhe testim i aftësive të të shkruarit;
– Testimi psikologjik;
– Kontrolli shëndetësor;
– Marrja e shenjave të gishtave;
– Verifikimi përfundimtar i aplikantit që përkon me pajisjen me vërtetimin e besueshmërisë.

Procesi i ankimimit realizohet pas çdo faze konkurrimi, brenda dy ditëve nga Komisioni i Apelimit i ngritur në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Aplikanti skualifikohet në rastet e mëposhtme:

a) nuk kalon testimin me shkrim;
b) nuk kalon testimin e aftësive fizike;
c) nuk kalon testin psikologjik;
ç) nuk paraqitet në kohën e caktuar në një nga fazat e testimit;
d) ka deklaruar të dhëna të rreme apo ka paraqitur dokumente të falsifikuara;
dh) pas procesit të verifikimit përfundimtar, rezulton se ai është dënuar me vendim gjykate
të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo të një kundërvajtje penale me dashje;
e) rezulton përdorues droge;
ë) rezulton të ketë varësi nga alkooli;
f) nuk kalon kontrollin shëndetësor ose gjatë këtij kontrolli evidentohen tatuazhe në pjesët e dukshme të trupit, diagnostikohet me sëmundje ngjitëse HIV, Hepatit B dhe Hepatit C, nuk ka shikim 10/10 në çdo sy, si dhe nuk plotëson kriteret e tjera
shëndetësore të përcaktuara në Procedurën Standarde për Pranim në Akademinë e Sigurisë.
g) Nuk gëzon besueshmëri për të qenë në radhët e Policisë së Shtetit.


Të gjithë aplikantët, për çdo paqartësi që mund të kenë lidhur me këtë proces, mund të drejtohen pranë strukturave të Burimeve Njerëzore në Drejtoritë Vendore të Policisë ose pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Po ashtu, mund t’i parashtrojnë pyetjet apo shqetësimet e tyre dhe me e-mail në adresën: policiaeshtetit@asp.gov.al

Policia e Shtetit është e interesuar që të ketë sa më shumë aplikime dhe në këtë kuadër fton gjithë moshat e reja që të aplikojnë, duke iu garantuar një proces konkurrimi transparent dhe të paanshëm, sipas parimit të shanseve të barabarta, mosdiskriminimit dhe meritës.

Nga sot,nëse s’je i vaksinuar nuk udhëton dot në këtë vend te BE…

Nga 15 shtatori, në Austri do të mund të udhëtojnë vetëm shqiptarët që janë vaksinuar ose ata që e kanë kaluar COVID. Ky është njoftimi i fundit nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se duke filluar nga data 15 shtator 2021, vetëm personat plotësisht të vaksinuar, ose me një dëshmi mjeksore që e kanë kaluar Covid-19 dhe janë të shëruar, ose të moshës 12 vjeç e lart do të lejohen të udhëtojnë nga Shqipëria për në Austri pa pasur nevojë të karantinohen.


Të gjithë udhëtarët e pavaksinuar, mund të hyjnë në Austri, por:
?? duhet të regjistrohen paraprakisht në (Pre Travel Clearance English)
?? të paraqesin një test negativ të COVID-19 dhe të qëndrojnë në karantinim të detyruar për 10 ditë në një hotel ose vendbanim, me shpenzimet e tyre. Karantina mund të përfundojë pas 5 ditësh me një test negativ.

Kategoritë që përjashtohen nga kërkesat për regjistrim dhe karantinë janë:

?? Ata që udhëtojnë për qëllime biznesi;
?? Forca humanitare;
?? Të miturit midis moshës 12 dhe 18 vjeç që hyjnë në Austri nën mbikëqyrjen e personave plotësisht të imunizuar;
?? Ata që hyjnë në vend për arsye të paparashikueshme, urgjente, familjare si (sëmundje të rënda, vdekje në familje, funerale, lindje), të cilat do të vlerësohen dhe merren parasysh si të tilla nga autoritetet përkatëse.

Lëkundje termeti në vënd ,ja epiqëndra

Lëkundje tërmeti janë ndjerë para pak minutash në Tiranë. Sipas të dhënave paraprake, epiqendra e tërmetit ka qenë në veri të vendit, por është ndjerë dhe në Tiranë, Lezhë e Shkodër. Mësohet se tërmeti ishte me magnitudë 4.7 i shkallës Rihter dhe epiqendra ka qenë Koplik,Malësi e Madhe. Deri tani nuk raportohen dëme. Në orët e para të mëngjesit ka pasur dhe disa lëkundje të tjera tërmeti .


“Deri ditën e fundit të jetës, mbajti librin poshtë jastëkut”/ Flet me lot në sy babai Kolonjar i 22-vjeçares që humbi jetën nga Covid-19

Babai i studentes 22-vjeçare, Euxhena Jorgji që ndërroi jetë për shkak të Covid-19 ka kujtuar vajzën e tij në një ceremoni në përkujtim të saj dhe dy pedagogeve të Fakultetit të Ekonomisë, Vjollca Karapici dhe Irena Bogdani që humbën betejën me virusin. Me përfundimin me rezultat të larta të studimeve Bachelor në degën e Financës pranë Fakultetit të Ekonomisë, Euxhena u regjistrua në Master Shkencor “Menaxhim Risku”. Babai i saj tregon se zgjodhi këtë degë duke u konsultuar me pedagogët dhe deri ditën e fundit të jetës, mbante librin poshtë jastëkut.

Me lot në sy, ai tha se kanë kaluar 6 muaj nga largimi i Euxhenës, por ende është e vështirë të përshkruash botën e madhe që kishte.


Euxhenën, një pjesë e mirë e personelit e njohin. Ajo ishte një vajzë që deri ditën e fundit të jetës së saj mbajti poshtë jastëkut librin. Sic tha profesori, mori një degë, por unë në fillim i thashë vazhdo me Financë Kontabilitet. Jo babi tha, është një degë e re, madje ma kanë rekomanduar dhe profesorët me emër këtu sepse kishte bashkëpunim shumë të ngushtë me profesorët që i jepnin mësim.

Sa herë në familjen tonë shikonin emisionet kur dilnin pedagogët e Fakultetit Ekonomik dhe vetë Euxhena që ishte studente, e ndiqnim me pasionin më të madh. Ende vazhdojmë të ndjekim të gjithë profesorët që dalin të debatojnë sepse në asnjë rrethanë, kujtimet e pasionin e Euxhenës nuk e harrojmë. Pavarësisht se kanë kaluar 6 muaj, por të flasësh për Euxhenën është e vështirë të përshkruash atë botë të madhe që kishte ajo, dashurinë që kishte për ne të gjithë, për shoqet, për miqtë, shokët dhe profesorët”, tha i ati.

Ditën e sotme, në oborrin e Fakultetit nga Hyrja e Re do të mbillen tri pemë ulliri në kujtim të pedagogëve dhe studentes.

Arrestohet italiani në Kakavijë/ Tentoi të shesë makinën ,pa e pasur në pronësi

Një 36-vjeçar italian, është arrestuar në Kakavijë pasi ka tentuar të shesë një automjet që nuk ishte në pronësi të tij. Sipas policisë është prangosur M. S., 36 vjeç, lindur në Itali ,banues në Spanjë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti tip “Citroen”.

Njoftimi i policisë:


Në datën 14.09.2021, pas marrjes së informacionit nga Zyra Kombëtare e Interpol Tirana për automjetin e trafikuar tip “Citroen”, shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije e kanë konstatuar automjetin.

Për kryerjen e procedurave të mëtejshme janë njoftuar specialistët e seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, të cilët bënë ndalimin e drejtuesit të automjetit, shtetasi M. S., 36 vjeç, lindur në Itali(banues në Spanjë), pasi dyshohet se ky shtetas do ta shiste këtë automjet, ndërkohë që nuk është pronari i automjetit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti. Materialet në ngarkim të shtetasit M. S. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Trafikim i mjeteve motorike”.

CHAMPIONS/ Sot 8 përballjet e radhës, “spikasin” Inter – Real Madrid dhe Liverpool – Milan

Champions League vazhdo sot me 8 përballjet e radhës dhe mjaft intesante.Ashtu si edhe dje, dy prej tyre do të luhen në 18:45. Dortmundi do të luaj në transfertë ndaj Besiktas dhe debutuesit e Sherif Tiraspol presin në shtëpi Shakhtar Donnnetsk.Në orën 21:00, do të luhen 6 ndeshjet e tjera dhe më interesantet.


Pa dyshim që e gjithë vëmendja do të përqëndrohet në “San Siro” ku në orën 21:00 Interi do të presë Real Madridin në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve. Inzaghi pritet ta nisë me skemën e përhershme, 3-5-2, me sulmin që do të udhëhiqet nga dyshja, Dzeko – Martinez. Carlo Ancelotti në krahun tjetër nuk heq dorë nga rreshtimin, 4-3-3, me treshen e sulmit që deri më tani ka bërë mirë në kampionat, Vini JR- Benzema- Hazard.

Sa i përket mungesa, më i penalizuar për këtë ndeshje është Reali. Për madrilenët mungojnë, Ferland Mendy, Dani Ceballos, Toni Kroos, Gareth Bale dhe Marcelo.

Formacionet e mundshme

InterHandanovic; Skriniar, De Vrij, Dimarco; Darmian, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Dzeko, Martinez;

Real Madrid: Courtois; Carvajal, Militao, Alaba, Gutierrez; Valverde, Casemiro, Modric; Hazard, Benzema, Vinicius Jr;


SHERIFF TIRASPOL- SHAKHTAR DONETSK 18:45

BESIKTAS- BORUSSIA DORTMUND 18:45

CLUBBE BRUGGE-PSG 21:00

MAN.CITY-LEIPZIG 21:00

ATL.MADRID-PORTO 21:00

LIVERPOOL-MILAN 21:00

SPORTING-AJAX 21:00

INTER-REAL MADRID 21:00

Nesër në orën 18:00, Sali Berisha nis turin kundër Lulzim Bashës: “Takim me demokratët në mbarë vendin..”

Lëvizja e Sali Berishës në bazën e PD-së nis nesër. Ai do të zhvillojë takimin e parë me strukturat e Partise Demokratike ne Tiranë në orën 18:00. Më pas mësohet se Berisha do të vijojë me Shkodrën dhe qytete të tjera të vendit. Ish-kryeministri dhe lideri historik i PD-së e ndërmerr këtë aksion politik si përgjigje ndaj Lulzim Bashës i cili e përjashtoi prej grupit parlamentar. Përplasja mes tyre sapo ka nisur dhe nuk dihet se deri ku do të shkojë.


Në një postim në “Facebook”, Berisha shkruan se turi do të nisë pasditen e nesërme, e enjte 16 shtator nga Tirana, dhe është i konceptuar si një bashkëbisedim për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur.

Të dashur miq, ditën e enjte më dt. 16 shtator ora 18:00 nisim ciklin e “Foltores për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur”.
Foltorja do të jetë një bashkebisedim me demokratë dhe demokrate që nis në Tiranë dhe do udhëtoj në mbarë vendin. Jeni të mirëpritur!”, deklaron Berisha, duke e shoqëruar mesazhin me disa foto nga koha kur ishte në krye të PD.


Arian Çani i shqetësuar për banorët e vilave në “Rolling Hills”: Dy qen të tërbuar lehin shumë, kush e njeh pronarin VIP të ndërhyjë

Trazira në një nga lagjet më “luksoze” të Tiranës! E gjitha lidhet me dy qen që qëndrojnë në këtë zonë, që janë kthyer në problem për banorët e vilave luksoze. Moderatori Arian Çani ka denoncuar situatën që sipas tij është kthyer në rrezik për banorët dhe fëmijët e tyre. Në një postim në faqen e Facebook të portalit “Zone e lirë”, tregohet sesi dy qen të një personi shumë të rëndësishëm lehin dhe ulërasin ndërkohë që i zoti i tyre nuk reagon për të zgjidhur problemin.

POSTIMI I PLOTË:

Situatë e rënduar nga dy qen të tërbuar në Rolling Hill. Prej disa muajsh tashmë, dy qen të tërbuar ulërasin dhe lehin me një fuqi të jashtëzakonshme si dhe kërcënojnë çdo kalimtar të rritur e fëmijë që kalon paqësisht në rrugë. Qentë e tërbuar po tmerrojnë nga zhurma gjithë banorët përreth por askush nuk guxon t’i kërkojë të zotit t’i qetësojë. Arsyet kuptohen lehtësisht. Do mjaftonte një instruktor qensh dhe problemi do ishte zgjidhur për tre ditë. Por jo. Pronari i qenve, një personazh jo pak i njohur në disa komunitete, as nuk denjon të reagojë. Kush ka miqësi ose autoritet për t’ia kërkuar këtë të zotit, është i lutur të ndërhyjë. Ky është një lajmërim i parë. Do ju informojmë më tej në ditët në vijim…


Turistët “pushtojnë” Shqipërinë në korrik-gusht, rriten 15% pasagjerët me charter /Kryesojnë polakët, ukrainasit dhe arabët

Korriku dhe gushti kanë shënuar një dyndje të turistëve të huaj përmes charterave në vend, duke tejkaluar ndjeshëm edhe nivelet e parapandemisë. Krahas hyrjeve të shtetasve të rajonit, që nuk na “braktisën” gjatë pandemisë, në verë janë rikthyer turistët nga vendet e tjera të Europës e më gjerë, ndërsa janë shtuar edhe destinacione të reja.

Shtimi i turistëve është reflektuar dhe në rritjen e ndjeshme të trafikut përmes charterave në Aeroportin e Rinasit. Sipas të dhënave zyrtare nga Tirana International Airport (TIA), në total, pasagjerët që kanë udhëtuar me charter (pa përfshirë Turqinë dhe Egjiptin, ku udhëtojnë shtetas shqiptarë) për periudhën korrik gusht 2021 ishin rreth 174 mijë (vajtje-ardhje), me një rritje prej 15% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019.


Shqipëria u deklarua këtë verë si një vend COVID-free nga ana e qeverisë duke hapur dyert për të gjithë turistët që do të duan ta vizitojnë. Kjo nxiti shtetas nga shtete të ndryshme që të vinin në Shqipëri, duke shmangur në këtë mënyrë kufizimet që mund të hasnin në vende të tjera, sidomos në Europën Perëndimore.

Polakët ishin të parët që konfirmuan rinisjen e fluturimeve charter nga 25 maji. Të dhënat e TIA tregojnë se ata janë grupi më i madh i turistëve që kanë ardhur përmes ajrit, me një rritje të ndjeshme nga 2019-a. Për periudhën korrik-gusht, përmes TIA-s kanë fluturuar rreth 81 mijë pasagjerë me chartera-a të nisura nga qytetet polake, pothuajse në dyfishim në raport me të njëjtën periudhë të 2019-s.

Të dytët janë ukrainasit. Në korrik gusht nga Ukrania në Rinas dhe anasjelltas fluturuan 38.5 mijë pasagjerë, ose 65% më shumë se e njëjta periudhë e para pandemisë.

“Turisti ynë kryesor nëse mënjanojmë pjesën shqipfolëse është ai polak pasi ka pasur shumë rezervime, por edhe Ukraina. Në rajon Kosova është pjesa më e madhe dhe e orinetuar drejt Shqipërisë por vërej se edhe Serbia ka interes të rritur” tha Blerim Norja nga Royal G, një nga hotelet kryesore në Durrës.


Në vend të tretë janë turistët nga Arabia Saudite, pas nisjeve të fluturimeve direkte Rinas-Riyadh. Nga dhe drejt Rinasit fluturuan rreth 9 mijë pasagjerë. “Këtë vit, zhvillim shumë interesant është ai që lidhet me Arabinë Saudite. Këtu ka hyrë me chartera “Flynas”, që nga 15 qershori. Kompania ajrore solli përfaqësues të saj të marketingut, të cilët bënë një “fame trip” në 7 ditë. Filmuan gjithçka, provuan restorante të ndryshme dhe mbetën shumë të kënaqur. Komenti i tyre ishte që nëse klientët tanë do të ndiejnë këtë që ndiejmë ne këtu, do të ketë një turizëm të jashtëzakonshëm. Ky grup ka interes për turizmin e jahteve, pasi i kanë dhe mundësitë. Në krahasim me atë çfarë janë mësuar të paguajnë, ne jemi shumë të lirë si treg” pohoi pak kohe me pare Smerald Bozaxhi, i cili operon ne sektorin e qiradhënies se jahteve.

Nga Gjermania, pasagjerët që udhëtuan me charter u rritën lehë më 2%, në raport me 2019-n, nga Çekia ranë 24%.

Në rënie të ndjeshme ishin shtetasit nga Izraeli.

Në dyfishim ishin rusët, me rreth 7 mijë pasagjerë që fluturuan drejt dhe nga Rinasi. (shih grafikun në fund)


Ndryshe nga 2019-a nuk ka pasur në verën e 2021 chartera nga Danimarka, Sllovenia, Suedia etj.

Rritet trafiku i pasagjerëve në Rinas

Korriku dhe gushti kanë qenë muaj shumë të zënë për aeroportin kryesor në vend, Tirana International Airport (TIA), duke i tejkaluar nivelet e parakrizës për të njëjtën periudhë dhe duke rikuperuar ndjeshëm humbjet e periudhës së pandemisë.

Burime zyrtare të TIA bënë të ditur për “Monitor” se për periudhën korrik-gusht 2021 kanë udhëtuar gjithsej (hyrje-dalje) rreth 983 mijë pasagjerë, me një rritje prej 21.3% në krahasim me të njëjtën periudhë të 2019-s, që deri tani kishte qenë viti më i mirë i turizmit. Ndërsa në raport me korrik-gusht 2020, kur vendi po vuante pasojat e krizës, zgjerimi është 76%.

Vetëm në korrik, trafiku i pasagjerëve ishte 9.6% më i lartë se në të njëjtin muaj 2019 (+70% me 2020-n), ndërsa në gusht rritja ishte më e fortë në gati 32% (+82% me të njëjtin muaj të 2020-s).

Pavarësisht rritjes së ndjeshme të trafikut në korrik e gusht, për 8-mujorin tendenca mbetet në rënie për shkak të ecurisë së dobët për periudhën janar-qershor. Sipas të dhënave të tjera të INSTAT për 6-mujorin e parë, hyrje-daljet e shtetasve të huaj përmes ajrit ranë me 46% në krahasim me të njëjtën periudhë të 2019-s. /Monitor

Lirohet nga burgu Fjolla Morina/Gjykata e Kosovës refuzon ekstradimin drejt Shqipërisë

Gjykata e Kosovës ka refuzuar ekstradimin e këngëtares Fjolla Morina drejt Shqipërisë. Morina ditën e sotme është liruar nga paraburgimi aty ku mbahej që prej datës 19 korrik. Avokati Fanol Krasniqi ka bërë me dije për mediat kosovare se klientja e tij është liruar dhe se Gjykata ka refuzuar kërkesën për ekstradimin e saj. Fjolla Morina ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi vitin e kaluar në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri, ajo u kap me dy pistoleta në makinën e saj, shoqëruar nga dy persona të tjerë.