E papritur/ Arian Çani largohet nga Tv Klan, do të zëvendësohet nga Luana

Arian Çani dhe programi i tij prej kohësh, “Zonë e lirë”, nuk do të jenë pjesë e programacionit të TV Klan.Në fund të gushtit, nëpër media qarkulloi lajmi se Arian Çani do të largohet nga TV Klan. U tha se Çani do të zhvendoset në ABC News dhe emisioni i tij do të transmetohet dy herë në javë. Së fundmi, TV Klan prezantoi emisionet që do të nisin sezonin e ri televiziv dhe siç mund ta keni parë, “Zonë e lirë” nuk u përmend. E premtja mbrëma i është besuar tashmë Luana Vjollcës e cila do të vijë me programin “S’luan dot me mua”.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.