Berisha: “Po punojmë me intesitet për organizimin e revoltave të fuqishme paqësore…

Në reagimin e tij, kryetari demokrat, Sali Berisha tha se PD e ka për detyrë kryesore organizimin e revoltave të fuqishme paqësore dhe në kohën më të parë të mundshme.“E ritheksoj se veprimtaria e PD-së është dhe duhet të jetë detyrimisht shumëplanëshe. Duke u përqendruar me të gjithë potencialin e saj në organizimin, në aktivitetet e lidhura me primaret, ajo është dhe do mbetet, ka për detyrë kryesore organizimin e revoltave të fuqishme paqësore dhe në kohën më të parë të mundshme. As nuk është hequr dorë, as nuk do hiqet. Përkundrazi po punohet dhe do punohet me intensitet. Do bëhet gjithçka për të bashkërenduar këtë aktivitet me të gjithë faktorët e rëndësishëm të Frontit për Shpëtimin e Shqipërisë, me sindikatat, me forca të tjera politike. Nuk ka asnjë lloj ndryshimi në mendim se kjo betejë duhet të nisë sa më parë,” tha Berisha.

Aksident i frikshëm në aksin Librazhd- Elbasan/ Kamioni del nga rruga, dhe bllokon qarkullimi(Foto)

Një kamion i tonazhit të rëndë është aksidentuar paraditen e kësaj të shtune në aksin Librazhd Elbasan, në vendin e quajtur Kthesa e Murrashit. Shoferi ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën në korsinë tjetër. Për pasojë, lëvizja është bllokuar në të dy krahët. Tashmë qarkullimi është kthyer në normalitet, ndërsa forcat e Policisë kanë punuar për largimin e mjetit të aksidentuar. Siç shihet dhe nga pamjet, kamioni është përplasur pak para hyrjes në urë, çka mund të sillte pasoja edhe më të rënda. Paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë lagështira në rrugë, por do të jenë shërbimet e Policisë Rrugore ato që do të përcaktojnë faktorët që kanë ndikuar.

Bordi i transparencës ve dorën në zemër /Ul me 6 lek naftën (Çmimet)

Me vendimin e sotëm të Bordit të Transparencës çmimi i naftës është ulur me 6 lekë për litër, nga 229 në 223 lekë/ litri. Edhe çmimi i benzinës është ulur me 5 lekë, nga 203 do të tregtohet me 198 lekë/litri. Ndërsa çmimi i gazit mbetet i pandryshuar 78 lekë/litri. Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë : Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 223 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 211 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 198 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 186 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet.

( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 1 Tetor ora 18:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Rama: “Çmimi i energjisë do të rritet në nëntor, e shtymë me një muaj

Edi Rama ka thënë mëngjesin e sotëm se nuk ka hequr dorë nga rritja e çmimit, por do e shtyjë deri në nëntor. Sipas tij, kjo shtyrje ka ardhur, pasi qeveria ka vënë re se shqiptarët, po konsumojnë më pak energji dhe ka filluar një kulturë kursimi. Rama tha : Kemi pasur dy elementë që na kanë ndihmuar ta shtyjmë, jo të heqim dorë, por ta shtyjmë vendosjen e fashës, dhe të mos e vendosim në muajin tetor.

Elementi i parë është reshjet, pra kemi reshje që janë shtuar, edhe pse jo në mënyrë të konsiderueshme, por kanë shtuar kuotat në hidrocentrale dhe posaçerisht në Fierzë ku është edhe burimi i energjisë dhe elementi i dytë është një trend kursimi që ka bërë që nevoja për energji të jetë shumë më e ulët sesa parashikimi dhe duke qenë se nevoja është më e ulët se parahikimi, atëherë ne këtë nevojë mund të vazhdojmë ta përballojmë pa pasur kërcënim në aspektin financiar.

Kjo është e gjitha. Dhe nëse trendi i kursimit do të vazhdojë dhe nëse edhe reshjet do të vazhdojnë, atëherë ne do ta kalojmë pa asnjë të papritur muajin tetor. Në muajin nëntor do të vendoset fasha, duke pasur parasysh parametrat, ose do t’i rikthehemi këtij diskutimi përsëri duke pasur parasysh parametrat, ky është objektivi. E dyta, është e pavërtetë që nuk janë shtuar burime të reja energjie- u shpreh Rama.