Zjarri “përpin” magazinën në Kamenicë të Korçës/ Pronari përfundon në spital me djegje ndërsa përpiqej të shuajë flakët…

Një magazinë në Kamenicë, Korçë është përfshirë nga zjarri. Gjatë përpjekjeve për të shuar flakët, ka pësuar djegie shtetasi me inicialet A.D, i cili është edhe pronari i objektit. Lajmin e bëri të ditur policia përmes një njoftimi, ku thuhet se ai aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i Policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 01.11.2022, rreth orës 21:00, në fshatin Kamenicë, Korçë, ka rënë zjarr në ambientin ku mbahej baza ushqimore e bagëtive, në pronësi të shtetasit A. D., i cili duke u munduar të shuante zjarrin, ka pësuar djegie trupore dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.

Iku në Gjermani/ Mjekja tregon se sa paguhet atje: “Duhet të kisha ikur më parë…

Mjekja Shqiptare Marsela Ceno ne vitin 2010 mbaroi studimet ne fakultetin e Mjeksise ne Tirane. Ajo thote se:“Në fillim vendosa ta provoj në Shqipëri, të kandidoja për specializim. Nuk funksionoi, ndaj ndava mendjen të shkoja në Gjermani. Ishim një grup prej 26 vetash që mbaruam studimet më 2010. Gjysma, pra 13, jemi në Gjermani. Por pikërisht mbyllja e derës në vendin e vet përkoi me thirrje nga ana e Gjermanisë për mjekë”, thotë Ceno. Ajo thote se:“

Unë nuk eca këtu, pasi nuk pata njohjet e duhura apo pagesën për të marrë vendin e specializimit.

Në Shqipëri ka pak spitale që të japin mundësinë e specializimit, ndërsa në Gjermani e kanë të gjitha. Edhe ata mjekë nga brezi ynë që bënë specializimin në Shqipëri po vijnë në Gjermani. Rruga e suksesit nuk ishte e shtruar me trëndafila. Në fillim haste paragjykimet e kolegëve gjermanë, por për pak kohë. Një kolege më tha se, ‘ju vini nga xhungla’.

Një koleg thoshte se kur fluturonte mbi Shqipëri nuk kishte drita, gruaja e tij më pyeste, ‘a keni lavatriçe?”, thotë 33-vjeçarja. Pagesa e një kirurgu është tek 700 mijë lekë të vjetra, ndërsa në Gjermani që në vitin e parë të specializimit personi merr pagesë prej 3,800 eurosh.

“Si mjek i specializuar paga pëson vazhdimisht rritje. Një mjeku si unë i shkon deri në 7,000 euro rroga. Nuk do bëja asgjë ndryshe.

Ndoshta do të kisha marrë vendimin për të shkuar më shpejt në Gjermani e të mos humbisja 2 vjet duke pritur një mundësi nga sistemi shqiptar”, përfundon Ceno.


“30 mijë lekë në makinë, 50 mijë në hotel”/ Zbulohet zona e prostitucionit në Tiranë (Video)

Banorët e zonës te kthesa e Kamzës ankohen në redaksinë e emisionit Stop në Tv Klan se pranë pallatit të tyre ushtrohet aktivitet prostitucioni. Një zonjë denoncon se e ka të vështirë të kalojë normalisht drejt banesës së saj, ndaj shumë herë banorët kanë njoftuar edhe policinë. Por asgjë nuk po ndodh. “Përshëndetje! Dua të bëj një denoncim pranë redaksisë tuaj! Te kthesa e Kamzës, te lulishtja, te vendi i taksive, te kompleksi Malajzian i pallateve, janë disa prostituta, të cilat punojnë aty dhe kryejnë marrëdhënie seksuale në vende të hapura, në vende publike, në park fëmijësh.

Unë si familjare, me dy fëmijë që jam, kam bërë disa herë denoncime, bashkë me disa anëtarë të tjerë të kompleksit pranë policisë, por gjithmonë kanë rënë në vesh të shurdhët, pa asnjëlloj përgjigje. Ato bëjnë skena, dëgjohen zhurma, aktin seksual e kryejnë në rrugë, ose te këndet e lojrave, nëpër ferra, nëpër shkurre, gjë që për një kompleks, kryesisht familjarësh, është shumë e pakëndshme dhe shumë e sikletshme. Kjo gjë na ka vënë shumë në pozitë të gjithëve dhe nuk po dimë tanimë, ku të denoncojmë dhe ku të shkojmë, prandaj e vetmja zgjidhje, që kemi ne, jeni ju. Jeni të vetmit, që kemi besim”, thuhet në denoncimin e qytetares.

Kamera e fshehtë e “Stop” ishte në vendin ku zonja pretendon se ushtrohet prostitucion. Ne provuam se shqetësimi i banorëve ishte mëse i drejtë. Prostitucioni ushtrohej te lulishtja aty pranë ose në hotel. Agjenti i “Stop” u hoq si klient dhe bisedoi me dy prostituta. Ato i treguan çmimet dhe i thanë se mund të kryente marrëdhënie edhe jashtë me 3 mijë Lekë të reja, ose në hotel me 5 mijë Lekë të reja.

Klienti-Ma jep çikë çakmakun!

Prostituta 1-Ee jo, prit një sekondë, se të marr unë! Hë?

Klienti-Ça bën? Si je? Mirë je? Ça bëhet ndonjë gjë?

Prostituta 1-Knej pra, vërdallë, këtu.

Prostituta 1-Po ja këtu, ku më shiko.

Klienti-Mirë! Si të duash ti!

Prostituta 1-Ke ndonjë mendje ti?

Prostituta 1- 30 në makinë, 50 në hotel.

Prostituta 1-Këtu ja, te Palma ça është ajo.

Klienti-Shumë e ke 50 në hotel.

Prostituta 1-Ça të them unë?!

Klienti-Mirë, mirë! Ti ke pazarin tënd, ç’rëndësi ka? Në makinë, ku do e parkosh?


Prostituta 1-Është andej poshtë, te pallatet e verdha, se nuk të sheh njeri.

Kurse prostituta tjetër refuzon që të shkojë në hotel.

Klienti-Si je? Ça, e ke me lekë të folurin?

Prostituta 2-Jo, e kam pa lekë.

Klienti-Po fol pra, si ia kalon? Apo s’do të bëjmë muhabet?

Prostituta 2-Ja këtu është 30 mijë lekë.

Klienti-Po mos na shofin njerëzit mi, se ka dhe banorë, që vijnë.

Prostituta 2-Jo më, ja ku janë.

Klienti-Po në hotel, sa ishte?

Prostituta 2-Në hotel nuk shkoj unë.

Klienti-Do na ftohesh, o burrë!

Klienti-Pa hajde, ke prezervativ me vete?

Klienti-Po tani si, një të pr*shur, a si e ke ti?

Klienti-Një të pr*shur, 30 mijë lekë?

Klienti-Po hajde më trego njëherë vendin, se kam hall mos shikojnë banorët!

Prostituta 2-Nuk shikon njeri, ja e sheh aty.

Klienti-Po hec pra, futu, hajde!

Prostituta 2-Tu ec jena, o burrë.

Klienti-Po bashkë do ecim ne? E pra e shikon, që ka makina, q**a robt, pse s’vjen në hotel o vlla?

Prostituta 2- 20 është në gojë, kurse seksi është 30.

Klienti-Po seksi 30 është ë..? Po hajde ikim në një hotel o vlla, se ka zhurma ka njerëz…

Prostituta 2- Ta bëjmë bismilah sot!

Klienti-Pse, e ke për herë të parë sot?

Prostituta 2-Po ti je i pari, pra.

Klienti-E marr vesh, po ideja është, që nuk ndjehem komod unë këtu mo vlla, ikim në një vend, që…

Prostituta 2-Nuk shkoj në hotel.

Emisioni Stop u bën thirrje autoriteteve që të veprojnë dhe të marrin parasysh shqetësimet e banorëve të zonës.

Video :

Eksperti bën deklaratën e fortë: “Një kryetar bashkie në jug të Shqipërisë është përdorues droge

Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço i ftuar në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri, tregoi shifra alarmante mbi rritjen e kërkesës për përdorimin e drogërave të ndryshme në Shqipëri. Sipas tij kërkesa është rritur me rreth 40- 50 përqind, dhe të rrezikuarit kryesor janë shkollat, por edhe administrata publike shqiptare. Sipas tij ‘është rritur shumë numri i përdoruesve që arrestohen, nga 17 deri në 21 vjeç’, sepse sipas tij ata nuk e projektojnë veten për të qenë shpërndarës, por ngelen debitorë.

Por një rrezik nuk është vetëm për shkollat, por dhe për administratën publike shqiptare. Sipas profesorit të kriminalistikës Ervin Karamuço, ‘edhe administrata publike shqiptare është e prekur nga droga, dhe duhet të testohet në mënyrë të rregullt, siç ndodh në SHBA apo në vende të tjera perëndimore.

Për ekspertin e kriminalistikës Karamuço ‘në jug të Shqipërisë, një kryetar bashkie në jug të Shqipërisë, përdor drogë, kokainë, ka krijuar shqetësime emocionale të personalitetit, të cilat janë verifikuar dhe nga vartësit e tij’, prandaj duhet që patjetër të merren masa për administratën shtetërore, rojet, sinjalizuesit publikë duhet ti kemi edhe për këtë aspekt.

Jemi përplasur fort, me struktura të veçanta të policisë së shtetit, por nuk dimë se çfarë bëhet me administratën tjetër shtetërore atë civile’, tha Karamuço.

Sipas tij deri tani kemi pasur rregulloret institucionale për mos përdorimin e alkolit, megjithëse alkoli vazhdon që të përdoret nëpër institucionet publike, por tani kemi arritur në një nivel më të lartë, drogërat janë bërë një shqetësim.

Rama këshillon biznesmenin korçar: “Rritu rrogën punonjësve, se do të ikin…

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me turin e tij në bashkitë kryesore të vendit, duke u ndalur dje dhe sot në Qarkun e Korçës. Rama vizitoi biznesin e një korçari që prodhon oxhaqe, ndërsa e këshilloi atë t’i rrisë rrogën punonjësve të tij, pasi rrezikon t’i largohen. Më tej, Rama tha se pronarët e bizneseve s’duhet të lejojnë që kapitali njerëzor të zhgënjehet dhe të lërë punën. “Këta që janë këtu janë kapital i madh, duhet rrit paga patjetër. Do të ikin. Ne duam të bëjmë sërish një rritje të pagës minimale, se e rritëm dy herë. Biznesi duhet të kuptojë që kapitali njerëzor s’duhet lënë që të zhgënjehet dhe është investimi më i mirë për të nesërmen”, tha Rama.

Rama publikon pamjet: “Nuk është as Austri, as Zvicër, po Voskopoja e Rilindur, ejani .…

Kryeministri Edi Rama ka vizituar këtë të martë Voskopojën, duke zhvilluar disa takime me banorët atje. “Nuk është as Austri, as Zvicër, po Voskopoja e Rilindur si shembëlltyrë e një transformimi mbresëlënës.Dhe kështu, kaq bukur është e po bëhet ngado hedh sytë, po ejani vetë ta shijoni siç po vijnë turistë nga mbarë bota, mos prisni kot ta shikoni në kanale e portale“- shkruan Edi Rama nga Voskopoja.

Më tej Rama shkruan:

Sapo postova foton e mëparshme nga Voskopoja, nën efektin energjizues të transformimit mbresëlënës që vazhdon papushim në këtë zonë qyshse nisëm programin e Rilindjes Urbane, më zunë sytë mes të tjerash disa komente tipike prej një kategorie njerëzish që kam vënë re se mërziten shumë nga çdo gjë e bukur, çdo punë e mirë, çdo ndryshim pozitiv në këtë vend.

“Po kush do t’i mirëmbajë se kanë ikur të gjithë?”, thoshte një, a thua se ata që e kanë kthyer Voskopojën në një spektakël investimesh në shtëpitë e vjetra janë alienë, fantazma apo të marrë që i hedhin lekët në tym!

Jo vetëm që s’kanë ikur të gjithë, po këtu gjen plot të kthyer apo edhe të ardhur nga Tirana, për të investuar kursimet e tyre në bujtina, të cilat sjellin të ardhura shumë më të mira se sa një punë e zakonshme në emigracion.

Mjafton të shikosh se si po rritet numri i turistëve çdo vit në Shqipëri, po edhe në Voskopojë, për ta kuptuar pse këta njerëz po investojnë tek e ardhmja, po edhe për të parë se si programi i Rilindjes Urbane nuk ishte “dava fasadash”, po një program i mirëfilltë nxitjeje ekonomike, për komunitete e familje që lëngonin në gropat e harresës totale.


Tedi Blushi: “Fermerët në Korçë hedhin prodhimet në kanal, Rama iu kërkon të jenë të lumtur…

Partia e Lirisë ka akuzuar sot kryeministrin Edi Rama si përgjegjësin kryesor për varfërimin e fermerëve dhe largimin e të rinjve. Pas takimit të kryeministrit Edi Rama me fermerët në Korçë, Sekretari i Përgjithshëm i PL Tedi Blushi tha se Rama u tall me fermerët, të cilët hedhin prodhimet në kanal. Ai publikoi prononcimet e fermerëve korçarë në News24, të cilët deklaruan se po falimentojnë dhe do presin drurët frutorë pasi nuk mund të mbulojnë kostot.

10 vite në pushtet Rama nuk mbajti premtimet për bujqësinë dhe fermerët. Rama është përgjegjësi kryesor pse sot prodhimet kalben në fushë, pse fermerët janë më të varfër dhe pse të rinjtë largohen nga fshati.

Rama dhe sot u tall nga Korça, kur pati 10 vite kohë për të ndryshuar këtë realitet të dhimbshëm. Fermerët hedhin prodhimet në kanal, kurse Rama iu kërkon të jenë të lumtur. Shteti ka rënë”, tha Blushi.

Aksident i frikshëm në Selanik / Shqiptarit i thyhet kriku kur ndrronte gomën e kamionit, mjeti e ze poshtë …

Një 47-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën tragjikisht, teksa po tentonte të riparonte gomën e një automjeti komercial. Mediat greke raportojnë se 47-vjeçarit iu thye kriku, duke bërë që ta zinte kamioni sipër. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në rrugën “Michail Psellou”, të Selanikut. 47-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje pa mundur t’i mbijetonte plagëve të marra. Rrethanat e sakta të aksidentit janë duke u hetuar ende nga grupi hetimor.

Policia shqiptare kap përdhunuesin nga Vlora, e dorëzon tek pala greke në Kakavijë

Policia shqiptare ka arrestuar gjatë natës 45-vjeçarin Spartak Dyrmishi i kërkuar nga Greqi për përdhunim. Është vërtetuar shkencërisht se ai është autor i dy përdhunimeve, nga tre që akuzohej. Këtë fakt e zbuloi ADN-ja e kryer nga rrobat e viktimave. Rasti i fundit i përdhunimit ishte një javë më parë ku sipas denoncimit të njërës prej viktimave, shtetasi shqiptar tashmë i identifikuar e përdhunoi në stacionin e tramvajit në lagjen “Faliro” në një prej zonave më turistike të kryeqytetit, ndërsa vetëm një ditë më pas, i njëjti person tentoi të përdhunonte një tjetër, e cila pasi mundi të gjejë një lokal dhe të ndalojë makinën, u largua me vrap duke kërkuar ndihmë

Mediat greke ngritën dyshime se pas kryerjes së krimit 45-vjeçari u arratis drejt Shqipërisë të enjten e kaluar, duke kaluar në pikën kufitare të Kakavijës. 45-vjeçari Spartak Dyrmishi raportohet se është i divorcuar dhe baba i dy fëmijëve të mitur të cilët jetojnë në Shqipëri së bashku me nënën e tyre, ndërsa ai jetonte në Greqi me nënën e tij.

Sipas raportimeve të mediave greke ai kishte probleme të theksuara me alkoolin, gjë e cila është përmendur edhe nga viktima e tij e cila deklaroi se gjatë aktit të rëndë ai vinte era alkool.

‘Bëhet i gjallë’ bordi, e ul çmimin e naftës me 4 lekë…

Bordi i Transparencës ka vendosur sot uljen e lehtë të çmimeve të karburanteve. Sipas vendimit të fundit, nafta ka zbritur me 4 lekë për litër dhe nga dita e sotme do të shitet me 236 lekë për litër. Në rënie është dhe çmimi i benzinës, që do të tregtohet me 196 lekë për litër, nga 203 që ishte deri tani. Gazi do të tregtohet me 77 lekë për litër. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 1 Nëntor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Ndonëse në Bursa nafta është në tendencë rënieje prej disa javësh, duke zbritur në nivelet e para sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës, në tregun vendas karburanti vijon të jetë pranë nuveleve maksimale, që arritën deri në 265 lekë për litër në mars.

Kryeministri “zgjohet” në Korçë: “Mirëmëngjesi nga ky qytet i bukur i turizmit e bujtinave…

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme e ka nisur me një mesazh nga Korça, ku ndodhet në vijim të fushatës për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023. Rama ka postuar një video në rrjetet sociale ku shihet i ulur në një piano dhe nuk kursen lëvdata e shumta për Korçën, që e quan qytet të trashëgimisë kulturore, muzikës, artit, turizmit etj. “Mirëmëngjes… Mirëmëgjes nga Korça e bukur, nga Korça e qytetarisë e trashgimisë kulturore, e muzikës e artit. Korça e punës e turizmit e bujtinave fantastike që hapin dyer dita ditës, e fshatit që nuk ka lënë pëllëmb toke pa punuar, që prodhon që eksporton. Korça e të rinjve të përfshirë në valën e re të teknologjisë. Nuk ka më mirë sesa nga Korça tju uroj një ditë një ditë sa më të mbarë” dëgjohet të thotë Rama.

Të rinjtë po ikin/ Gjimnazisti-Ramës:” “Shkolla ime s’ka internet, ju thoni kemi ekipe futbolli, por ne s’kemi fushë!

Kryeministri Edi Rama e zhvendosi këtë pasdite turin e tij të dëgjesave me qytetarët në Kolonjë . Gjatë takimit një gjimnazist ngriti shqetësimet për mungesën e internetit ne shkolle, problemet me laboratoret ku mungojnë edhe mjetet per te kryer eksperimente si dhe me tej ai ngriti shqetesim per fushen e futbollit ,bangat e shkolles etj. Të rinjtë në Europë kanë mirëqënie, ne jemi në kontrast me ta! Shkolla ime s’ka internet! Ju thoni kemi ekipe futbolli, por ne s’kemi fushë! Të rinjtë po ikin, edhe unë dua të iki! Çfarë do bëni ju?!