Tragjike / U përplas nga makina teksa kalonte rrugën, humb jetën në spital 6-vjeçari

Një aksident i rëndë është regjistruar vetëm pak më parë në Shëngjin. Një furgon pasagjerësh ka përplasur rëndë një fëmijë. Fëmija ka marrë dëmtime të shumta. Familjarët e fëmijës kanë qenë në vendngjarje. Ata ulërasin me të madhe kur shikojnë vogëlushin e tyre të përplasur në tokë. Bëhet me dije se i mituri ka ndërruar jetë në spitalin e Lezhës pak minuta pas ngjarjes.Mesohet se fëmija ka qenë i shoqëruar me prindërit dhe në momentin që po kalonin rrugën është shkëputur nga duart. Sipas mjekëve fëmija ishte në gjendje të rëndë dhe nuk ka mundur të mbijetojë. Mësohet se i mituri ishte me origjinë nga Burreli, por jetonte bashkë me familjen në Angli dhe kishin ardhur në Shëngjin për pushime.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: