Qeveria “Rama 3” / Partia Socialiste mbledh të enjten Asamblenë Kombëtare

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste do të mblidhet më 2 shtator në orën 10:00 në Pallatin e Kongreseve. Lajmi bëhet i ditur nga kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla i cili njofton se rendi i ditës do të bëhet publik ditën e nesërme.

“Të nderuar anëtarë të AK!

Ju njoftojmë se ditën e Enjte, datë 2 Shtator 2021, ora 10.00, do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë në Pallatin e Kongreseve Tiranë. Rendi i Ditës së kësaj mbledhje do të njoftohet nesër. Lutemi merrni masat për pjesëmarrjen e domosdoshme në këtë mbledhje!”- thuhet në njoftimin e Ballës.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: