“Çmendet”34- vjeçari në Korçë/ Dhunë fizike, ndaj babait …nis hetimi në gjendje të lirë për 4 të tjerë

Nje 34- vjeçar eshte arrestuar së fundmi nga policia e Korçes, pasi akuzohen për dhunë ndaj babait te tij. Blutë e Korces bëjnë me dije përmes një njoftimi zyrtar se jane vënë ne pranga edhe një 23 dhe 33- vjecar ne Pogradec te cilet u kapen me sasi te vogel kanabis,po ashtu edhe nje 28–vjeçar dhe 29- vjeçar janë kapur duke prerë dru në pyjet e fshatit Vithkuq.

Njoftimi i plotë i policisë :


Në vijim të punës për “goditjen” e paligjshmërisë në vend, policia e Korçës ka vënë në pranga 1 person dhe hetuar në gjendje të lirë 4 të tjerë për vepra të ndryshme penale. Pasi u kap duke ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij, 34-vjeçari M.F është vënë në pranga.

Një sasi e vogël kanabis, është kapur dhe sekuestruar nga policia e Pogradecit, e cila u gjet në automjetin e drejtuar nga dy të rinjtë, D.B 23 vjeç dhe K.N 33 vjeç, teksa të cilët nuk iu bindën as urdhrit të policisë për të ndaluar.

Hetimi në gjendje të lirë ka nisur për 2 persona, 29-vjeçarin R.B dhe 28-vjeçarin I.C, pasi këta janë kapur duke prerë dru në pyjet e fshatit Vithkuq. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.

Pasi u emërua zv.kryeministër, reagon Ahmetaj: “Jam i emocionuar, nuk kam pse ta fsheh”

Arben Ahmetaj do të jetë zëvendëskryeministër në qeverinë Rama 3 duke zëvendësuar Erion Braçes, i cili ditë më parë lajmëroi largimin nga çdo drejtim qeverisës. Ahmetaj u shpreh i emocionuar nga posti i ri, ndërsa e konsideroi atë nj përgjegjësi të madhe.

“Me shumë përgjegjshmëri dhe me shumë emocion, nuk kam pse ta fsheh se është përgjegjësi e madhe. Dhe vazhdojmë projektin e Rilindjes me kryeministrin Rama”, tha Ahmetaj.


Luana Vjollca sot feston ditëlindjen… ja si e nis ditën (Foto)

Sot është një ditë mjaft e veçantë për moderatoren simpatike, Luana Vjollca, pasi ajo feston ditëlindjen e 30-të. Përmes postimeve në Instagram story, moderatorja nuk ka nguruar të tregojë dhuratat e para që ka marrë. Urimet sigurisht ishin të shumta, disa prej të cilave moderatorja i ka postuar në story. Mes tyre është edhe ajo e Lori Hoxhës, pronares së TopChannel, që u përfol se marrëdhënia mes tyre ka ndryshuar.Por, ky urim ndryshoi çdo ide. Nga ana tjetër edhe urimi i Marinës bien në sy, e cila ka mundësi të mungojë në festën e motrës së saj, pasi ka nisur pushimet...


https://www.instagram.com/p/CTUAu__oBxE/?utm_medium=copy_link


Pa post në qeveri, Balla: “E mira s’ka fund, nuk shoh asnjë shmangie nga ajo që kam dëshirë të bëj…”

Taulant Balla ka folur për herë të parë pas shpalljes së qeverisë së re të Ramës dhe ndryshimeve në postet drejtuese të PS. Balla thotë se nuk sheh asnjë shmangie të asaj që ka dëshirë të bëjë, ndërkohë që Rama nuk i dha asnjë post në qeveri apo parti. Për Ballën, fakti i të qenit kryetar i grupit parlamentar të mazhorancës në mandatin e tretë është përgjegjësia e dytë më e rëndësishme pas Ramës për administrimin e besimit të qytetarëve.


Nëse ka ndonjë hatërmbetje me Ramën? Balla përgjigjet se do ët mërzitet me kryeministrin vetëm nëse nuk i kthen borxhin që PS i ka Elbasanit për mandatin e tretë, me vëmendje dhe investime.“Nuk e mendoj që të jesh kryetar i grupit parlamentar të shumicës parlamentare në mandatin e tretë të mos jesh në pozicion të rëndësishëm, të drejtosh qarkun e dytë ku buron pushteti i socialistëve.

Dhe unë nuk e fsheh, duke qenë se kam pasur prirjen të shoh organizimin e partive të tjera në europë, PS e Shqipërisë është shumë mirë e organizuar, e mira s’ka fund. Sa më shumë përmirësim.

E para është që unë ju thashë, jam deputet i Elbasanit, drejtues politik i Fierit. Fieri është qark që ka 16 mandate, ku PS ka marrë 9. Duhet një punë shumë e rëndësishme për të ruajtur do të thoja unë performancën q ëish-drejtuesi Gramoz Ruçi ka pasur për 3 mandate me radhë, mos ngatërroni detyrat që burojnë nga fakti i të qenit deputet. Qoftë marrëdhënien prej shtetari, qoftë marrëdhënien që do të kesh me organizimin dhe strukturën. Në këtë këndvështrim të jesh drejtues politik i Fierit, secili prej nesh në karrierë është hap në forcimin e vet si pëfaqësues i rëndësishëm. Nuk është çështje kungujsh, por përgjegjësish.

Shpejtësia i mori jetën, Morena Taraku shkruan për reperin grek: “Kënga jonë u la në mes”

Morena Taraku ka reaguar pas vdekjes së reperit grek, Mad Clip. Përmes një postimi në Instagram story, këngëtarja dhe modelja nga Kosova shkruan se ka pasur plane me 34-vjeçarin. “Nuk mund ta besoj, vëlla! Pusho në Paqe! Kënga jonë u la në mes”, shkruan Taraku.

Kujtojme qe Greqia është tronditur ditën e sotme nga vdekja tragjike e reperit të njohur Mad Clip i cili pësoi një aksident automobilistik. Mësohet se Clip ishte duke u kthyer nga dasma e një miku të tij kur makina e tij devijoi rrugën dhe u përplas me një shtyllë e më pas me një pemë e cila u pre përgjysmë. Mediat greke kanë publikuar edhe pamjet e fundit të festës ku Mad Clip ishte i ftuar dhe bashkë me të po këndonte edhe këngëtarja me origjinë shqiptare Eleni Foureira. Pak javë më parë Mad Clip dhe Foureira publikuan këngën e tyre të fundit e cila titullohet “Can”.



Rama emëron studenten 20-vjeçare Sekretare të Rinisë dhe ironizon kreun e PD:” E ka mbiemrin Basha po zgjohet më shpejt se ai”

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sekretarët e rinj të partisë. Një vend të veçantë Rama u ka dhënë grave, ku më e reja është 20-vjeçarja Bojkena Basha, Sekretare të Rinisë. Ai ka ironizuar se Bojkena Basha është shumë më e mirë se kryeopozitari, Lulzim Basha, flet shumë më bukur dhe zgjohet më herët se ai.

”Sekretare së Rinisë, Brikena Basha vullnetare 20 vjeç që spikati në fushatën e fundit me fjalimet e saj, përtej kalimeve është student dhe aktiviste shumë e mirë. Flet më bukurse Basha, zgjohet shumë më herët se ai, ndryshon se thotë atë që mendon e mendon atë që thoët. Nuk është tironse, s’ka lidhje me Linda Bashën, jeton në Durrës, por as nga Durrësi nuk është, as lidhje me mua nuk ka.” tha Rama.


U rikonfirmua si Ministër i Mbrojtjes, Peleshi: “Nuk më ka gënjyer mendja se jam i pazëvendësueshëm…”

Pas rikonfirmimit të tij në postin e ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi ka dhënë një deklaratë për mediat, ku është shprehur se është i vetëdijshëm se nuk është i pazëvendësueshëm .Më tej ai u pyet edhe për vendimin e kryeministrit Rama lidhur me transferimin e Taulant Ballës në qarkun e Fierit. Përsa i përket kësaj pjese, Peleshi tha se e shihte me sy ndryshe këtë lëvizje pasi sipas tij, gjithsecili ka detyrë të luajë role të ndryshme.


Jam shumë i bindur që ajo çka u parashtrua nga kryeministri, mbi nevojën e një rishikimi të gjithë organizatës sonë politike, mendësisë dhe kulturës, edhe pse jemi fitimtarë, është ajo që duhet të na motivojë të gjithëve. Kemi detyrimin të lexojmë mirë edhe votën pro, edhe atë kundër, edhe votën e shqiptarëve, që mbase na panë si alternativën më të mirë, por jo aq të mirë sa do donin të ishim.

Unë kam prej 8 muajsh që shërbej në pozicionin e ministrit të Mbrojtjes, por kur fillon një mandat i ri, fillon një qeveri e re. Ne nuk jemi të pazëvendësueshëm. Kështu që prisja edhe emra të rinj, për të cilët nuk do të kisha hatërmbetje, por do ju uroja më të mirën.

I pyetur për heqjen e Taulant Ballës si Sekretar i Përgjithshëm i PS, Peleshi u shpreh se “Di të them se kam dëgjuar sot vlerësime për punën shumë të mirë të Taulant Ballës. Ai do vazhdojë të jetë kryetar grupi dhe drejtues qarku. Nuk duhet të mërzitemi kur dikush tjetër ec më shpejt se ne”.

Ja kush janë drejtuesit e rinj politikë të PS-së në qarqe(Emrat)

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar drejtuesit e rinj politikë të qarqeve në Asamblenë e Partisë Socialiste. Taulant Balla largohet nga qarku i Elbasanit, të cilin e ka drejtuar prej vitesh dhe emërohet në Fier. Vendin e tij në Elbasan, Rama ia ka besuar Damian Gjiknurit, kurse në Vlorë shkon Arben Ahmetaj. Tiranën, kryesocialisti ia ka besuar sërish kryebashkiakut Erion Veliaj, ndërsa Elisa Spiropali shkon në Kukës. Ndërkohë, në Shkodër është emëruar Edona Bilali, duke zëvendësuar ish-ministrin Ilir Beqaj. Mirela Kumbaro e cila u caktua ministre e Mjedisit do të ketë Gjirokastrën ndërsa ministri i ri i Drejtësisë, Ulsi Manja do të ketë Dibrën. Bledi Cuci do te shkoje ne Berat ndersa Ardian Cela ne Durres. Blendi Klosi ne Lezhe .Ndërkohë gjatë fjalës së tij kryeministri Rama harroi të përmendë emrin që do drejtojë Qarkun e Korçës.


Drejtuesite PS-së sipas qarqeve

Erion Veliaj  – Tiranë

Taulant Balla – Fier

Ardian Çela – Durrës

Damian Gjiknuri – Elbasan

Arben Ahmetaj – Vlorë

Edona Bilali – Shkodër

Ulsi Manja – Dibër

Blendi Klosi – Lezhë

Bledi Çuçi – Berat

Mirela Kumbaro – Gjirokastër

Elisa Spiropali – Kukës

??? – Korçë

Vidhet Katedralja në Korçë /Dy persona futen gjatë natës dhe marrin lekët nga arkat e besimtarëve

Katedralja “Ringjallja e Krishtit” në Korçë ka rënë pre e vjedhjes mëngjesin e sotëm. Policia njofton se dy persona janë futur gjatë natës në ambientet e brendshme të kishës duke marrë paratë nga dy arka ku besimtarët hedhin lekë.Ndërkohë policia është duke vijuar hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje. Ky nuk është rasti i parë që grabiten lekë, apo sende me vlerë në objektet e kultit në qarkun e Korçës.

Korçë/Informacion paraprak“Më datë 02.09.2021, në mëngjes, jemi njoftuar se në kishën “Ringjallja e Krishtit” në Korçë, është vjedhur një sasi lekësh tek dy arka ku besimtarët hedhin lek, të cilat ndodhen në ambientin e brendshëm të kishës. Nga deklarimet paraprake të marra, dyshohet se dy persona të cilët ishin fshehur gjatë natës në brendësi të kishës, kanë vjedhur një sasi të vogël të hollash dhe më pas janë larguar. Policia në vendngjarje, po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për identifikimin e kapjen e autorëve”, njofton policia.


Edi Rama zgjedh një politikane femer ,kryetare të re të Kuvendit të Shqipërisë(Emri)

Sikundër edhe pritej Kuvendi i Shqipërisë do të drejtohet nga një politikane grua. Kryeministri Edi Rama ia ka besuar këtë detyrë ish-ministres së Arsimit Lindita Nikolla, e cila zëvendëson Gramoz Ruçin.

Lindita Nikolla e cila besoj se ka mbështetjen e të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të PS do të marrë stafetën e Gramozit në krye të Kuvendit të Shqipërisë si një grua me kontribut dhe përvojë të gjatë në familjen tonë politike. Si një shembull i përkushtimit dhe ndershmërisë në kryerjen e cdo detyre, një shoqe e mirë dhe politikane karriere që ështv karaktarizuar nga dëshira për dialog me të tjerët“, tha Rama në fjalën e mbajtur në Asamblenë Kombëtare të PS.


“Rama 3”/Kryeministri zbulon emrat e ministrave të rinj, ja kush do jetë pjesë e kabinetit…

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar sot edhe kabinetin e ri qeveritar me të cilin do të qeverisë vendin në mandatin e tretë.

Zëvendës kryeministri do të jetë Arben Ahmetaj

Ministri për Punët e Jashtme dhe Europën Olta Xhaçka

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi


Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja

Ministri i Punëve të Brendshme Bledi Çuçi

Ministri i Financave Delina Ibrahimi

Ministri për Infrastrukturën Belinda Balluku

Ministri i Shëndetësisë Ogerta Manastirliu

Ministri i Arsimit Evis Kushi

Ministri i Kulturës Elva Margariti

Ministria e Bujqësisë Frida Krifca

Ministria e Turizmit dhe MjedisitMirela Kumbaro

Qeveria e re do ketë katër ministra shteti:


Elisa Spiropali ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin

Edona Bilali ministre e Shtetit per Mbrojtjen e Sipermarrjes

Bora Muzhaqi ministre e Shtetit per Rinine dhe Femijet

Milva Ekonomi ministre e Shtetit per Standardet dhe Sherbimet

Edi Rama zbulon emrat e drejtuesve të rinj të Sekretariateve të PS-së(Emrat)

Kryeminstri Edi Rama ka zbuluar sot emrat e zgjedhur të drejtuesve të rinj të Sekretariateve të PS-së.

EMRAT

Damian Gjiknuri, Sekretari i Përgjithshëm

Blendi Klosi, Sekretar Organizativ

Etjen Xhafaj, Sekretari i Dixhital

Anila Denaj, Sekretariati i Burimet Njerëzore PS

Etilda Gjonaj, Sekretarja e Forumit të Gruas në PS

Romina Kuko, Sekretare e Marrëdhënieve me Jashtë në PS

Bojkena Basha, Sekretare për Rininë


Rama flet për ripërtëritjen e PS: “Nëse nuk doni të katandiset si simotrat e veta kashtë dhe k*qe”

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste ka vendosur theksin tek ripërtëritja e partisë, nëse nuk “doni të katandiset si simotrat e veta kashtë dhe koqe”.

Nëse nuk doni që PS një ditë aspak të bukur të bëhet një azil pleqsh duhet të veprojmë sot pa menduar që kjo nuk do ndodhi në kohën që ne kemi pushtetin. E nuk do ndodhë këtu, por mund të ndodhë shumë më shpejt se sa pragfillimi.
Ka një qasje të re, edhe makineria jonë e pathyeshme elektorale rrezikon të mbetet një ditë në rrugë pa benzinë, në pamundësi për të rendur më tutje por edhe kjo parti rrezikon pastaj të katandiset si simotrat e veta kashtë dhe koqe, pa kokë e pa krahë rreth asaj”
, tha Rama.


Fjala e Ramës:

Duhet të alarmohemi nëse nuk duam që papritur të shihni fundin e hegjemonisë së PS duke u përplasur me boshkllëkun e pashmangshem që do shfaqet një ditë për mungesën fatale të një ndjenje të brendshme të kesaj partie me njerëzit përtej interesit vetjak.

S’mund të jetë aryseja e vetme pse njërëzit i përkasin një partie. Sot duhet të veprojmë. Ua kemi borxh atyre që vijnë pas nesh dhe ua kemi borxh atyre që i dhanë jetë kësaj partie, qëe e sollën këtë parti në kushtet që ne kemi këtë privilegj të madh të jemi të gjithë bashkë këtu udhëheqja e saj.

Sot duhet të mendojmë seriozisht për shëndetin, për forcën, suksesin e PS në një afat më të gjatë se sa katër vjet. Ngritja sa më parë e një akademie politike e PS me standartet më të mira ndërkombëtare për edukimin në vazhdimësi të bashkësisë sonë, nuk është zgjidhja magjike. Se nuk ka zgjidhje magjike këtu por imperativ i kësaj kohe të ndërmjetme mes nesh e gjeneratës së 20-vjeçarëve e 20 vjecareve të tjerë pas tyre.


Nëse nuk doni që PS një ditë aspak të bukur të bëhet një azil pleqsh duhet të veprojmë sot pa menduar që kjo nuk do ndodhi Në kohën që ne kemi pushtetin. E nuk do ndodhë këtu, por mund të ndodhë shumë më shpejt se sa pragfillimi.
Ka një qasje të re, edhe makineria jonë e pathyeshme elektorale rrezikon të mbetet një ditë në rrugë pa benzinë, në pamundësi për të rendur më tutje por edhe kjo parti rrezikon pastaj të katandiset si simotrat e veta kashtë dhe koqe, pa kokë e pa krahë rreth asaj.

Numri i nxënëseve bie me shpejtësi, popullata e ciklit 9-vjeçar tkurrje me 2.1% brenda një viti

Popullsia në moshë shkollore po tkurret me shpejtësi viti pas viti, ku përveç sinjaleve për plakjen e popullsisë së vendit, rënia e numrit të nxënësve kërkon ridimensionim të sektorit të arsimit. Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, në vitin 2021 popullsia në grup-moshën e arsimit 9-vjeçar (5-14 vjeç) ka pësuar rënie me mbi 2,1 për qind në krahasim me vitin 2020. INSTAT raportoi se gjatë në janar 2021 ishin 323,820 fëmijë të moshës 5-14 vjeç, 7,123 më pak se në vitin 2020.


Në 20 vitet e fundit nga viti 2000-2021 popullata e fëmijëve që i përket ciklit 9-vjecar ka pësuar rënie me 48 për qind.

Rënia e popullatës së re ne moshë lajmëron një sërë sfidash për zhvillimin e qëndrueshëm në të ardhmen. Por në afat të shkurtër sektori i arsimit lirohet nga ngarkesa me nxënës dhe për rrjedhojë ky proces duhet të rrisë cilësinë e mësimdhënies.

Në vitin shkollor 2020-21, numri i mësuesve në arsimin 9 vjeçar është 24.443, ndër të cilët 75,8 % janë gra. Raporti nxënës për një mësues në arsimin fillor publik është 16,6.

Rënia e numrit të nxënësve ka ardhur në proporcion të drejtë me tkurrjen e peshës së grup-moshave të reja. Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 1989, popullsia në moshën 0-14 vjeç ishte rreth 1 milion persona, ndërsa në vitin 2021, ka zbritur në vetëm rreth 467,366 mijë persona, pothuajse përgjysmim. Pesha e popullsisë 0-14 vjeç ka zbritur në rreth 16% të totalit, nga 32% që ishte në vitin 1989.

Vendi ka përjetuar pas viteve ’90 rënien e lindshmërisë dhe emigracionin masiv, ku janë larguar kryesisht moshat e reja, është rritur pesha e të moshuarve. Popullsia mbi 65 vjeç zuri këtë vit 15.2% të totalit, nga vetëm 7.4% në vitin 2001, po sipas INSTAT.


Norma e lindshmërisë ka rënë në 1.3 fëmijë për grua në fund të 2020 nga më shumë se 5.6 fëmijë në fillim të viteve 1990. Kjo normë është nga më të ulëtat në Europë dhe do të thotë se nënat nuk zëvendësojnë as vetveten. Ky është një sinjal alarmues për rënie të pashmangshme të popullsisë së Shqipërisë në vitet në vijim.

Ndryshimi i strukturës së popullsisë pritet të ketë efekte të rënda në një të ardhme të shpejtë, si në strukturën e forcës së punës, kërkesë-ofertën për punë (me ndikim në profilet e universiteteve) ashtu dhe në skemën e pensioneve dhe kostos për kujdesin e të moshuarve. Rigjallërimi i ciklit të emigracionit është një tjetër faktor i rëndësishëm. Që nga viti 2013, rreth 360 mijë shqiptare janë dhe kryesisht kanë bërë kërkesë për azil në Bashkimi Europian.

Sektori i arsimit është reduktuar më shumë se 35% që nga viti 1990 si në numrin e nxënësve, mësuesve edhe shkollave. Gjatë periudhës 1991-2018, numri i nxënësve që ndjekin arsimin para universitar u tkurr me 35%, numri i mësuesve ra me 22%, rreth 35% e shkollave u mbyllën, teksa klasat u reduktuan me 70%. /Monitor