Ermal Mamaqi ndan fotot romantike me Amin nga deti dhe bën dedikimin e veçantë ….

Aktori dhe kengetari Ermal Mamaqi është duke kaluar pushimet në Turqi me partneren e tij, Amarda Toska. Çifti duket se po argëtohet shumë, pasi herë pas here ndajnë momente në rrjetet sociale. Së fundmi, ka qenë Ermali që ka postuat një fotografi nga deti, kur shfaqet dorë për dore me Amin dhe e ka shoqëruar me një thënie me kuptim të thellë…

Fuqia e vërtetë e një burri qëndron tek madhësia e buzëqeshjes së gruas pranë tij. Çdo ditë mendo që më e mira nuk ka ardhur akoma…”, ka shkruar ai në Instagram.


Tragjike/ Aksidentohet me motor, humb jetën 22-vjeçari shqiptar në Greqi

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje një shqiptari ka ndodhur në Greqi. Mediat greke raportojnë se studenti shqiptar është përplasur në Volos, teksa po kthehej nga një vizitë që kishte bërë tek disa miq. I riu shqiptar është identifikuar si Tzimis (Xhimi) Mena, dhe ishte duke udhëtuar me motor. Ishte ora 22:00 e të premtes kur një makinë përplasi të riun shqiptar dhe e la të vdekur në vend. Shoferi i makinës është një 37-vjeçar, i cili tashmë është arrestuar dhe do të pyetet për të sqaruar të gjithë dinamikën e aksidentit. Në motor bashkë me shqiptari ishte dhe një shok i tij, por ky i fundit fatmirësisht ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital.Xhimi Mena ishte student në Volos. Banorët e zonës ku ndodhi aksidenti thonë se rruga është shumë e rrezikshme dhe shprehen se ata nuk janë të sigurt.


Bregoviç në Korçë/ Reagon Bashkia :“E ka mirëpritur çdo cep i botës, e ka mirëpritur edhe Tirana në 2006-n”

Bashkia e Korçës ka reaguar pasi është vënë në qendër të kritikave për shkak se ka ftuar këngëtarin boshnjak, Goran Bregovic, në Festën e Birrës, që mbahet në mes të muajit gusht në qytetin juglindor. Në rrjetet sociale janë shtuar thirrjet për anulimin e ftesës për Bregovic, ndërsa Bashkia i quan kritikat si një përpjekje për të dëmtuar imazhin e Korçës, ndërsa sipas saj, korçarëve janë thjesht pjesë e një skenari që nxit përçarje e konflikt, për të trazuar ujërat e për të nxehur gjakrat me të pabëra e të pathëna.


Në reagim theksohet se Goran Bregovic është mirëpritur në çdo cep të botës, i cili ka “kapërcyer prej vitesh kufijtë e Ballkanit, e ka mirëpritur edhe Tirana në vitin 2006”.

Postimi i plotë i Bashkisë së Korçës:

KORCA qe kendon DUA ME SHUME SHQIPERINE

Po afrohen ditët e Festës së Birrës në Korçë, ditët e gjallërisë, gëzimit dhe rekordit të vizitorëve që zgjedhin të shijojnë magjinë e Korçës dhe festën.

Ka 15 vite qe Festa e Birres tejmbush hotelet, baret, restorantet, rrugicat e bulevardet e Korçes duke u bere promotori i nje filozofie te tere zhvillimi per turizmin dhe ekonomine lokale qe nisi nga Korca e u hap me shpejtesi ne gjithe Shqiperine.

Njerezit ne kete feste i ben bashke muzika, deshira per ta festuar e gezuar jeten dhe magjia e Korces qe ben krenare vendasit e mahnit vizitoret nga brenda e jashte Shqiperise.

Korca i ka te gjitha!


Sharmin e nje qyteti europian, kulturen dhe mikpritjen e shkelqyer te banoreve te saj, historine, artin, muziken, kulinarine, ajrin e fresket edhe ne veren perveluese.

Ka edhe Festen e Birres dhe shume festa te tjera qe bejne bashke mijera korcare e vizitore per t’iu gezuar jetes, harmonise dhe mrekullise qe Korca fal.

Korcaret me te drejte jane krenare e te vetedijshem per ate qe Korca i ka dhene e vazhdon t’i jape Shqiperise.

Qe nga fjalet e himnit te flamurit, mesonjetoren e pare te shkronjave shqipe, Banden Vatra, Korin Lira, filantropet, patriotet dhe intelektualet e shquar qe edhe ne mergim punuan deri sa mbyllen syte per Korcen dhe Shqiperine.

Korca e shkelqimit te Rilindjes Kombetare, Korca e trimerise te luftes per atdhe, Korca e mikpritjes bujare e te pakursyer te vellezerve shqiptare te Kosoves gjate luftes, Korca qe ka kryekenge “Dua me shume Shqiperine”, Korca me banore nga minoritete, etni kulturore e fe te ndryshme, ne harmoni perfekte me njera-tjetren, ka qene e vazhdon te jete drita e patriotizmit, kultures, tolerances dhe modelit te shkelqyer te nje lokaliteti te civilizuar me vlera te rralla qe bejne krenar cdo korcar e shqiptar.


Perpjekjet e diteve te fundit per te demtuar imazhin e Korces dhe korcareve jane thjesht pjese e nje skenari qe nxit percarje e konflikt, per te trazuar ujerat e per te nxehur gjakrat me te pabera e te pathena.

Korcaret nuk jane te pandjeshem ndaj dhimbjes e vuajtjeve te medha te njerezve te gjakut e kombit te tyre! Perkundrazi!

Korca dhe korcaret thjesht po refuzojne me dinjitet e mencuri te bien ne gracken e instrumentalizimit politik te nje feste ku ne vite kane kenduar kengetare nga Shqiperia, Kosova, Maqedonia, Greqia, Hollanda, Suedia, Anglia, Italia, Franca, SHBA dhe tani po vjen te kendoje edhe nje kengetar serbo-kroat i lindur ne Bosnje.

E ka mirepritur cdo cep i botes muzikantin ballkanas qe ka kaperxyer prej vitesh kufijte e Ballkanit, e ka mirepritur edhe Tirana ne 2006.

Te pandjeshem jane ata qe hedhin gurin e ndasive dhe fshehin doren qe prek koren e plageve te vellezerve shqiptare te Kosoves duke shpifur, trilluar e manipuluar e deri duke vene ne gojen e drejtuesve te bashkise fjale te pathena per t’i fryre zjarrit te ndezur po prej tyre dhe per te fyer sakrificat e shqiptareve per liri.

Por ata harrojne se Korca dhe korcaret kane qene e do te jene gjithmone ne anen e drites!

Le te festojme se bashku me kulture e qytetari!

Le t’i kendojme dashurise, atdheut, harmonise dhe vlerave njerezore.

Keshtu e DUAM ME SHUME SHQIPERINE!

Kishin muzikë pas orës 11/ Policia shkon ta gjobitë lokalin por tre klientët i “hyjnë në dru” policëve në Elbasan…

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi akuzohen se kanë goditur punonjësit e Patrullës së Përgjithshme. Në pranga kanë rënë Jani Tafani, 52 vjeç, Dritan Begolli, 42 vjeç dhe Olsi Ebeja, 39 vjeç, të tre banues në Elbasan.Arrestimi i tyre u bë pasi nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan në vijim të kontrolleve të ushtruara në zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, kanë konstatuar se në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan, lokali në pronësi të shtetasit R.T., vijonte të ishte i hapur dhe gjeneronte muzikë.

Njoftimi i plotë i policisë:


Kundërshtuan dhe goditën punonjësit e Patrullës së Përgjithshme, vihen në pranga tre shtetas. Ndëshkohet me masë administrative 1.000.000 lekë pronari i lokalit,i cili u konstatua duke ushtruar aktivitet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit Jani Tafani, 52 vjeç, Dritan Begolli, 42 vjeç dhe Olsi Ebeja, 39 vjeç, të tre banues në Elbasan. Arrestimi i tyre u bë pasi nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan në vijim të kontrolleve të ushtruara në zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, kanë konstatuar se në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan, lokali në pronësi të shtetasit R.T., vijonte të ishte i hapur dhe gjeneronte muzikë. Në momentin që ka shkuar Patrulla e Përgjithshme për të mbyllur lokalin dhe ndëshkuar me masë administrative pronarin e lokalit, shtetasit e lartpërmendur, që ishin klientë në këtë lokal kanë tentuar për penguar me forcë punonjësit e policisë për të vendosur masën administrative pronarit të lokalit. Në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë arrestimi në flagrancë i tyre, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”. Gjithashtu nga shërbimet e Policisë, në bazë të Aktit Normativ, pronari i lokalit shtetasi R.T., është ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, për shkelje të orarit të përcaktuar në Aktin Normativ. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale. Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan apelon për të gjithë pronarët dhe administratorët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.

Pas Shqipërisë edhe Kosova pranon strehimin e Afganëve, Osmani: “S’do t’ua mbyllim derën refugjatëve!”

Pas Shqipërisë edhe Kosova ka pranuar strehimin e Afganëve. Konfirmimin e ka bërë presidentja Vjosa Osmani.

Postimi i plotë:

Më 16 korrik, pak ditë pasi bota, e sidomos ne në Kosovë shënuam Ditën Botërore të Refugjatëve, jam kontaktuar nga Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett, i cili përcillte një kërkesë nga Presidenti Biden dhe Sekretari i Shtetit Blinken.


Kërkesa kishte të bënte me strehimin e përkohshëm të afganëve, civilë të pafajshëm, të cilët tani ishin në shënjestër të Talibanëve, vetëm sepse kishin qëndruar në anën e aleatëve tanë, në anën e paqes e demokracisë, në anën e barazisë e të drejtësisë. Ata ishin punëtorët lokal që kishin punuar bashkë me forcat amerikane, si dhe familjet e tyre, përfshirë fëmijë.

Pa asnjë hezitim apo kushtëzim të vetëm, kam dhënë pëlqimin tim për një operacion të tillë humanitar, duke u nisur së pari nga parimi njerëzor se nuk i mbyllen dyert atyre që pa fajin e dëshirën e tyre janë janë të detyruar të lënë vatrat e tyre për t’i ikur përndjekjeve dhe për të shpëtuar jetë; së dyti, për shkak se si anëtare e denjë e komunitetit të shteteve të lira, Kosova e respekton të drejtën ndërkombëtare dhe obligimin që rrjedh nga ajo për mos t’i mbyllur derën refugjatëve; dhe e treta, për shkak se ne duhet t’u qëndrojmë miqve tanë, e sidomos Shteteve të Bashkuara në krah, ashtu sic na qëndruan ata neve në të mirë e në të keq.

Qytetarët afganë do ta kenë të kryer të gjithë vlerësimin e sigurisë nga ana e Shteteve të Bashkuara, sepse ata edhe ashtu do të qëndrojnë vetëm përkohësisht në Kosovë deri sa të rregullohet dokumentacioni i tyre për vizat e emigrimit për në SHBA ku do të vendosen pastaj.

Qeveria e Kosovës, menjëherë pas kërkesës dhe diskutimit e dakordimit institucional, ka formuar grupin punues që merret me cështjet organizative bashkë me partnerët tanë amerikanë. Ka qenë kërkesë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që kjo çështje të mbetet konfideciale për arsye të sigurisë dhe të procesit të largimit të qytetarëve afganë nga Afghanistani. Si të tillë, ne e kemi respektuar këtë kërkesë, por punën nuk e kemi ndalur.

Të dashur qytetarë,

Askush më mirë se ne nuk e di çka do të thotë të dëbohesh e të largohesh me dhunë nga vendi ku je rritur, të ndahesh nga më të dashurit, të detyrohesh të ikësh për të shpëtuar jetën. Atëherë, shumë vende anembanë botës, hapën dyert për ne pa asnjë kërkesë e asnjë kusht. Na shpëtuan. 22 vite pas atij tmerri, tani Kosova do të dëshmojë se ne kurrë nuk e humbim njerëzoren brenda nesh.

Populli ynë i urtë thotë: ‘Shtëpia është e Zotit dhe e Mikut”. Me këtë mirëseardhje ne duhet t’i presim miqtë tanë për të shpëtuar jetë, ashtu siç na shpëtuan ne bota demokratike, kur patëm më së shumti nevojë.

Kosova gjithnjë do të jetë në anën e humanizmit, paqes e demokracisë.

Pozita Gjografike , Mësuesja shqiptare bëhet virale… u thotë nxënësve se Shqipëria kufizohet me 3 shtete, “harron” Kosovën

Një mësuese në Shqipëri ndërsa ligjëronte online në tetorin e vitit të kaluar, u mëson fëmijëve se Shqipëria kufizohet me Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë, ndërda nuk përmend fare Kosovën. Videoja është publike në You Tube, e publikuar nga Ministria e Arsimit të Shqipërisë dhe e transmetuar në Televizionin Shtetëror.


Ndërsa mësuesja flet për shtetet me të cilat kufizohet Shqipëria, ajo përmend vetëm Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë. Ajo nuk përmend fare Kosovën, por kalon direkt në sipërfaqen katrore të Shqipërisë.

Shtetet kufitare të Shqipërisë janë Mali i Zi në pjesën veri-perëndimore, po ashtu edhe në veri. Me Maqedoninë e Veriut kufizohet në lindje, me Greqinë kufizohet në jug-lindje, ndërsa sipërfaqja totale e Shqipërisë është 28 mijë e 748 kilometra katrorë”, thotë mësuesja.

Kjo video është fshirë menjëheri pasi është bërë virale në rrjet, nuk dihet nëse mësuesja ka harruar apo ka qenë harta e vjetër.

52 vjeç por sfidon vajzat e reja/ Manjola Nallbani ndez rrjetin me fotot me bikini (FOTO LAJM)

Manjola Nallbani është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Prej vitesh në skenë, ajo ka fitura zemrat e shumë shqiptarëve. Ndërkohë, fiziku i saj është një detaj që tërheq vazhdimisht vëmendje tek këngëtarja. Nallbani, i ka mahnitur të gjithë me foton e fundit që ka postuar në Instagram, ku ka pozuar me bikini. Me një bikini të zi, një çantë dhe syze, këngëtarja i ka lënë të gjithë “pa fjalë”.

Gusht 2021”, shkroi ajo në mbishkrimin e këtyre fotografive, duke treguar kështu se më në fund ka gjetur pak kohë për pushime larg aktiviteteve të zakonshme. Ndonëse i ka kaluar të pesëdhjetat, këngëtarja Nallbani duket mjaft në formë të mire trupore, me çka duket se edhe kujdesi i saj për të qëndruar vitale nuk mungon.


Bregoviç në Korçë/ Albërie Hadërgjonaj flet e përlotur “Kosovarët lënë paratë e fundit në Shqipëri, përse ta promovojmë ne gjuhën serbe”

Pavarësisht polemikave e reagimeve të shumta në rrjete sociale, “Festa e Birrës” në Korçë do të mbahet me të ftuarin special, artistin boshnjak me identitet serb, Goran Bregoviç. Për këtë të fundit, të gjithë artistët nga Kosova anuluan pjesëmarrjen e tyre meqenëse thuhej se në të kaluarën me këngët e tij u frymëzuan serbët për masakrat në vend. Një reagim së fundmi lidhur me këtë e ka bërë edhe këngëtarja Albërie Hadërgjonaj, e cila në emisionin “21Gradë” theksoi se Shqipëria nuk ka nevojë ta promovojë muzikën serbe, për hirë të gjithë kosovarëve.


Albërie Hadërgjonaj :Nuk e di, ne jemi me fat në një farë forme, nuk jemi edhe me fat pasi ka shumë njerëz që akoma i vuajnë ato varre masive nuk e dinë se ku i kanë as eshtrat e familjarëve të vet, prandaj më vjen edhe keq për shembull që në Shqipëri merret vendim edhe këndohet në gjuhën serbe, nuk është puna se muzika nuk ka politikë në fakt ne duhet të ecim përpara ta pranojmë një farë forme fitoren që e kemi dhe që nuk ka kush të na merrë më”.

Ta duam fort njëri-tjetrin, shtetet si Greqi, Serbi shtetet sllave nuk na njohin ne, atëherë ti përse si shqiptarë për çfarë duhet ta promovosh muzikën serbe. Tani ti ke gjithë Kosovën që lënë paret e fundit në Shqipëri, unë jam çdo ditë në dasma, nuk ka makinë që nuk e mban flamurin e kuq e zi, më dhemb zemra sepse nuk e meritojmë këtë gjë. Pse duhet ta promovojmë ne gjuhën serbe, kush është ai?”, ka thënë mes shumë gjërash Hadërgjonaj.

Bregoviç në Korçë/ Reagon modelja Çunmulaj ,më mirë të ftohej Sabri Fejzullahu ose Dino Merlin…

Modelja shqiptare Emina Cunmulaj, ka reaguar ndaj ardhjes së Goran Bregoviqit në Festeën e Birrës në Korçë. Sipas modeles më mirë do të ishte që të ftohej legjenda e muzikës shqipe, Sabri Fejzullahu sesa Goran Bregoviç.

Me anë të një postimi të publikuar në InstaStory, ajo shtoi: “Ah sa bukur do ishte sikur legjenda e muzikës shqipe do ishte i ftuar në Korçë dhe do ishte dorëzuar çelësin e Tiranës”.

Ose pse nuk ftohet legjenda e gjithë Ballkanit dhe jo vetëm e ish-Jugsllavisë. Pse nuk e sillni atë?”, vazhdon më tej ylli shqiptar.


Basha mbështet vendimin e Ramës për strehimin e afganëve: “Kemi të drejta dhe detyrime si anëtarë të NATO-s

Pas kryeministrit Rama, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagon për vendimin e qeverisë shqiptare për të pranuar kërkesën e SHBA për strehimin e afganëve. Në një postim në rrjetet sociale kryedemokrati shkruan se si anëtare e NATO-s, Shqipëria gëzon të drejta dhe detyrime. Sipas tij, nga këto detyrime lindin përgjegjësitë për të qëndruar pranë partnerit tonë strategjik SHBA dhe aleatëve tanë në zgjidhjen e krizës humanitare që po precipiton në Afganistan.

Reagimi i Bashës:


Si anëtare e NATO-s, Shqipëria gëzon të drejta dhe detyrime. Nga këto detyrime lindin përgjegjësitë për të qëndruar pranë partnerit tonë strategjik SHBA dhe aleatëve tanë në zgjidhjen e krizës humanitare që po precipiton në Afganistan. Shqipëria duhet të bëjë, ashtu sikurse e kemi bërë më parë, pjesën e saj, në proporcion me kushtet dhe mundësitë tona. Empatia dhe solidariteti kundrejt atyre që kanë luftuar për të krijuar një rend demokratik në Afganistan, nuk mund të mungojë.

Rreziqet mbi identitetin tonë kombëtar, si pasojë e shpopullimit të Shqipërisë, nuk lindin si pasojë e zgjidhjeve strategjike në kuadër të NATO-s dhe bashkëpunimit strategjik me SHBA, por për shkak të keqqeverisjes së pakicës që e ka bërë vendin të pajetueshëm për qytetarët. Sikurse është detyra jonë të jemi në lartësinë e angazhimeve ndërkombëtare, është po ashtu detyra jonë të jemi në lartësinë e sfidave që ka Shqipëria, për të patur një qeveri që punon për njerëzit dhe mbështet aspiratat e tyre legjitime për të jetuar me dinjitet dhe mirëqenie në vendin e tyre.